City Spies – Operacaioni Golden Gate
Autori: James Ponti Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Oriana Tamburi Viti i Botimit: 2024 ISBN: 978-9928-366-96-2 Numri i faqeve: 344 Pages Çmimi: 1000
Përshkrimi:

Në këtë vëllim të dytë të serisë bestseller CITY SPIES, shkruar nga fituesi i çmimit Edgar, James Ponti, skuadra e agjentëve sekretë rikthehet për një tjetër aventurë ndërkombëtare. Pasi penguan një kriminel famëkeq të përhapte një virus vdekjeprurës në një samit rinor për mjedisin në Paris, agjentët e City Spies po trajnohen në Skoci për misionin e tyre të ardhshëm. Këtë herë i takon Sidnit, sërfistes 14-vjeçare nga Australia, që të hipë e maskuar në anijen kërkimore detare Sylvia Earle për të mbrojtur dy udhëtare të famshme. Por gjërat nuk shkojnë saktësisht siç ishte planifikuar dhe Sidni gjendet në qendër të vëmendjes, por jo siç shpresonte. Skuadra merr një detyrë të re. Rutlexhi, një agjent i dalë në pension që hetonte rreth një agjenti të infiltruar në Shërbimin Sekret anglez, është zhdukur në rrethana të paqarta. Dhe ndërsa hetojnë për Rutlexhin që vdiq në Kopshtin Botanik, zbulojnë se edhe ata vetë po hetohen. Nuk ka kohë për të humbur, e gjithë skuadra niset për në San Francisko, në Kaliforni. Dhe shumë shpejt, do të përfshihen në një aventurë emocionuese të mbushur me misione mashtruese dhe agjentë të dyfishtë, në Operacionin Golden Gate! Skuadra është gati për mision! Përpara! Një aventurë e mbushur me adrenalinë për një mision shumë të rëndësishëm: të mposhtin krimin dhe të krijojnë një botë më të mirë! Mosha e leximit: nga 9 vjeç.

“Skuadra sekrete ‘Qyteti’ kthehet sërish… Duke kombinuar aftësitë e tyre të veçanta në fusha si matematika, hakerimi online dhe ‘vjedhja’, agjentët sekretë fëmijë përshkojnë Hemisferën Perëndimore në kërkim të të dhënave që do t’u shërbejnë për një mision të ri. Ky roman thriller ka një ritëm të shpejtë, personazhet janë plot gjallëri dhe aventurat e tyre të rrëmbejnë zemrën dhe mendjen. Një roman fitues.” Kirkus Review

<< Back