Gjithë brengat e mia të vogla
Autori: Miriam Toews Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Oriana Tamburi Viti i Botimit: 2021 ISBN: 978-9928-292-96-4 Numri i faqeve: 352 Pages Çmimi: 1000 lekë
Përshkrimi:
Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për karrierë nuk bëhet fjalë. Dhe ç’na qenka tani kjo histori që Elfi dëshiron të vdesë? Menjëherë, pikërisht në këtë çast, dy javë pas një turneu shumë të rëndësishëm. “Elfi, po e kupton se sa shumë do më marrë malli?” Cilat janë fjalët që duhen thënë që të shpëtohet një jetë? Joli e ngacmon, e ngushëllon, e qorton të motrën, sulmon psikiatrin e spitalit, nuk di më çfarë të bëjë. Ajo komploton me të ëmën, me tezen, Tinën, me burrin shkencëtar e të ndrojtur të Elfit, me Klaudion, agjentin italian, dhe mes darkave me alkool, mesazheve me fëmijët dhe ish-burrat, buzëqeshjeve dhe lotëve pafund, të gjithë përpiqen të bindin Elfin të mos e ndërmarrë veprimin ekstrem. Dhe në këtë duel të gjatë fjalësh, përkëdheljesh, humori të zi festohet e i ngrihet himn dashurisë dhe energjisë së nevojshme për të pranuar dhuratën e brishtë të jetës.
<< Back