Një grua tjetër
Autori: Emmanuele Bernheim Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Zana Treska Viti i Botimit: 2021 ISBN: 99927-47-58-7 Numri i faqeve: 96 Pages Çmimi: 500 lekë
Përshkrimi:
Kleri është 30 vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si mjeke. Pavarësisht nga takimet e herëpashershme me ish-in e saj, është single. Një ditë, një i panjohur i vjedh çantën. Është Tomasi, që punon në një kantier ndërtimi fare pranë shtëpisë së saj. Shpejt bëhen dashnorë. Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij. Dhe kjo vazhdon deri ditën kur Tomasi i thotë që nuk është i martuar. Klerit tashmë i duhet të heqë nga mendja gruan e Tomasit dhe dy të dashurit fillojnë dalëngadalë një jetë së bashku.
<< Back