Pafundësi
Autori: Maša Kolanović Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Xhelal Fejza Viti i Botimit: 2021 ISBN: 978-9928-292-93-3 Numri i faqeve: 196 Pages Çmimi: 800 lekë
Përshkrimi:
Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Ka dymbëdhjetë histori me një sërë temash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e saj në varr dhe u kërkon familjarëve t’i telefonojnë një ditë pas funeralit. Një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s. Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit të zorrës së trashë, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty “ditarin e shpenzimeve” të saj pa fre në eBay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme. Një baba i moshuar e gjen veten në duart e një operatori telefonik, me të cilin ka firmosur në mënyrë të pandërgjegjshme një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme sepse nuk ia thotë nga teknologjia. Një fëmijë u kërkon prindërve t’i blejnë të njëjtën kukull që ka parë në një dokumentar për Çernobilin. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.
<< Back