Letra për mbretin
Autori: Tonke Dragt Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Afërdita Shuteriqi Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292803 Numri i faqeve: 431 Pages Çmimi: 1250 lekë
Përshkrimi:
Një lajmëtar i ri. Një mision sekret. Një mbretëri në rrezik. Natë e shkretë. Tiuri gjashtëmbëdhjetëvjeçar duhet të kalojë orë të tëra i mbyllur në një kishëz, në heshtje e duke u lutur, sepse, në të aguar, mbreti Dagonat do t’i japë titullin kalorës. Por, ndërsa pret nën dritën fërgëlluese të një qiriu, dëgjon një trokitje në derë dhe një zë që me dëshpërim kërkon ndihmë. Një letër e fshehtë i duhet dorëzuar mbretit Unauen përtej Maleve të Epërme – një letër nga e cila varet fati i një mbretërie të tërë. Tiuri ka një detyrë të rëndësishme për të përmbushur, e cila mund t’i kushtojë titullin kalorës. Udhëtimi drejt mbretërisë së Unauenit, e çon Tiurin nëpër pyje të errëta e kërcënuese, nëpër lumenj të pabesë, në kështjella të mbrapshta dhe qytete të çuditshme. Takon armiq mizorë, të gatshëm t’i marrin jetën për të shtënë në dorë letrën, por edhe miqtë më të mirë, aty ku nuk e pret. Nuk duhet t’i besojë askujt, edhe pse i maskuar nën petkun e një identiteti të rremë, e mbi të gjitha, nuk duhet ta zbulojë kurrsesi atë çka shkruhet në letër…
<< Back