Autori:
Silvina Ocampo Kategoria:
Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes:
Flavia Kaba Viti i Botimit:
2022 ISBN:
978-9928-366-22-1 Numri i faqeve:
120 Pages Çmimi:
700 lekë
Përshkrimi:
Një grua përkulet mbi parmakët e një anijeje transoqeanike për të marrë një karficë dhe pa dashur bie në ujë. Teksa sheh skajin e anijes që largohet, i bën një premtim Shën Ritës, mbrojtëse e së pamundurës: nëse shpëton, do të shkruajë një libër për historinë e jetës së saj. I bie pas anijes, duke pyetur veten se çfarë mund të përfshijë e të shkruajë në historinë e jetës – një repertor mrekullish, kërcënimesh dhe njerëzish parakalojnë të trazuar nëpër mendjen e saj, duke krijuar një fjalor me kujtime herë të turpshme dhe ndonjëherë poshtëruese, ndërsa deti, përreth, e rrëmben me forcën e tij kërcënuese. Pak nga pak imagjinata i komandon kujtimet dhe e çliron nga skllavëria e realitetit: lufta për mbijetesë i lejon të përdorë çdolloj strategjie rrëfimtare, çdo risi të cilën vetëm stili i sigurt dhe gjithmonë i frymëzuar i Silvina Ocampos, mund ta përballojë.