Purgatori
Autori: Tomás Eloy Martínez Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Flavia Kaba Viti i Botimit: 2023 ISBN: 978-9928-366-59-7 Numri i faqeve: 256 Pages Çmimi: 1000 lekë
Përshkrimi:

Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur. Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoamerikanë, Tomás Eloy Martínez. Simoni, hartograf si edhe e shoqja, u zhduk në dimrin e vitit 1976, ndërsa po hidhnin në hartë një rrugë fshati në Argjentinë. Ai është një nga mijëra desaparecidos, të zhdukurit e regjimit ushtarak:  i arrestuar, torturuar, ekzekutuar si “subversiv” nga junta ushtarake argjentinase. Me gjithë pengesat që i krijon i ati, mbështetës i ushtrisë dhe bashkëpunëtor në mizori, Emilia vazhdon ta kërkojë Simonin në Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Meksikë e SHBA. Por, a është ai Simoni i vërtetë, apo është veç një fantazmë e krijuar nga refuzimi i Emilias ndaj vdekjes së tij? Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen. Përmes kërkimit të Emilias, rrëfyesi i bën jehonë pyetjes së vazhdueshme të një vendi të tërë: si ndodhi kjo, si ishte e mundur? Si mund të vazhdojmë të jetojmë sot, kur e gjithë kjo ndodhi dje, para syve tanë? Si mund t’i kthejmë zhdukjet në dukje, në realitet faktik, në njohjen e historisë sonë të turpshme? Si mund t’i dallojmë fantazmat e të gjallëve nga fantazmat e të vdekurve?

<< Back