Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave
Autori: Anne Jacobs Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Albana Nexhipi Lekaj Viti i Botimit: 2023 ISBN: 978-9928-366-67-2 Numri i faqeve: 528 Pages Çmimi: 1500 lekë
Përshkrimi:

Një familje e fuqishme. Një situatë dramatike. Një vendim që ndryshon gjithçka…

I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave. Augsburg, 1923. Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme. Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja. Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme. Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t’i realizojë një ëndërr: t’i hapë një atelie mode të vetën. Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj. Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t’i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë…

<< Back