Dru qershie dhe ndjenja të vjetra


Prej shumëçkaje mundet të ndahet Arjeta Filipo, por prej tryezës së gjyshes së saj jo. Tani ajo është ulur në këtë copëz trashëgimi në banesën e re në Berlin dhe shpërhap fotografitë që i kishin rënë…


>>Lexo më tepër
David Koperfildi


“David Koperfildi” konsiderohet si kryevepra e shkrimtarit anglez. Romani u jep një vend të dukshëm personazheve nga populli, vështirësive, jetës së tyre të varfër dhe të ndershme. Jeta e përditshme ka rol të rëndësishëm…


>>Lexo më tepër
Ari i rremë


Ndryshimi i regjimit ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë…


>>Lexo më tepër
Kanali Musolini


Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej…


>>Lexo më tepër
Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes


Spanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç,…


>>Lexo më tepër
Identiteti


Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet - përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të…


>>Lexo më tepër
Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës


"Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës", nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë, vazhdon të mbetet shumë argëtues për t’u lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët - Sirili,…


>>Lexo më tepër
Numri zero


Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulët të botuesit të saj. Një redaktor…


>>Lexo më tepër
Z - Orgjia e pushtetit


“Z - Orgjia e pushtetit” është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi “Z” në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963,…


>>Lexo më tepër
Pianisti


Më 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin…


>>Lexo më tepër
Rruga e së keqes


Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz,…


>>Lexo më tepër
Vajza e mjaltit


Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t’ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi,…


>>Lexo më tepër
Harry Potter dhe fëmija i mallkuar


HISTORIA E TETË. NËNTËMBËDHJETË VJET MË PAS... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar…


>>Lexo më tepër
Dashnori i Kinës së Veriut


Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja…


>>Lexo më tepër
Salla e ujqërve


Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare…


>>Lexo më tepër
Lavjerrësi i Fukoit


Ngjarjet e këtij romani zhvillohen nga fillimet e viteve ’60 deri më 1984, midis një shtëpie botuese milaneze dhe një muzeu parisian, ku është vendosur Lavjerrësi i Fukoit. Ngjarjet vendosen edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat…


>>Lexo më tepër
Qëllo, tashmë jam i vdekur


Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është…


>>Lexo më tepër
Ana Bolena, një çështje familjare


Pas “Sallës së ujqërve”, një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur…


>>Lexo më tepër
Çadra e purpurt


Pak përpara luftës së vitit 1940, diku në Marusi jeton me prindërit e vet Lefteria, një vajzë dhjetëvjeçare, të cilën vëllezërit më të vegjël binjakë e thërrasin Letro. Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë…


>>Lexo më tepër
Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë


Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që…


>>Lexo më tepër

David Koperfildi

Autori: Charles Dickens
800 lekë
ISBN 99927-47-38-2
“David Koperfildi” konsiderohet si kryevepra e shkrimtarit anglez. Romani u jep një vend të dukshëm personazheve nga populli, vështirësive, jetës së tyre të varfër dhe të ndershme. Jeta e përditshme ka rol të rëndësishëm në vepër, por çka bie në sy është fakti domethënës se lufta për mbijetesë zhvillohet në një mjedis shumë familjar për lexuesin e zakonshëm. Drama e Davidit - që lindi në një familje të mirë, por që ra mjaft poshtë dhe më pas u ngrit sërish lart, megjithëse mes shumë dhimbjesh e vështirësish - i ofronte lexuesit “popullor” shpresën e një ndryshimi. Kjo mundësi për të ndryshuar, këto ulje-ngritje të gjendjes shoqërore të protagonistit, janë tipike për letërsinë e viteve të para të shekullit XIX. Pas temës aktuale të “ndryshimit të fatit”, fshihet sidoqoftë një e vërtetë thelbësore: në fazën e parë të shoqërive kapitaliste, për iniciativën vetjake ka hapësira të gjera dhe individi mund të sfidojë origjinën e vet të ulët përmes cilësive të tij personale dhe të hapë ato rrugë që situata e pafavorshme e fillimit ia ka mbyllur. “Shpëtimi”, i identifikuar në arritjen e një mirëqenieje të merituar dhe në realizimin e talenteve vetjake (për Davidin, talenti i shkrimtarit), është në fund të fundit një fakt më shumë individual sesa shoqëror. Motivi që e bën edhe sot “David Koperfildin” një vepër shumë të lexuar, është stili i Dikensit, personazhet bindëse e interesante, atmosfera dinamike dhe pasionante e ngjarjeve.
  • Charles Dickens

    Çarls Dikensi (Charles Dickens) ka lindur më 1812 në Portsmuth, në një familje të varfër. Ai pati një fëmijëri të vështirë dhe kjo ishte për të një përvojë jetësore që la gjurmë të thella e të rëndësishme në veprimtarinë e tij të ardhshme letrare. U detyrua të punonte që i vogël dhe më pas rifilloi shkollën. Kreu një varg punësh që e çuan drejt gazetarisë, punoi disa kohë edhe si kronist i parlamentit…
    >>lexo më shumë