Blogu

Prezantimi i librit “Ishulli i Dështimit” në gjimnazin “Ismail Qemali”, E pranishme shkrimtarja Ina Vëllçanova

Me nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” këtu në Tiranë, në një takim interesant dhe energjidhënës me shkrimtaren Ina Vëllçanova, fituese e Çmimit Europian pëer Letërsinë.
Më shumë se 50 nxënës dëgjuan, biseduan, dialoguan, i bënë pyetje Ina Vëllçanovës… Shkrimtarja u foli për pasionin për letërsinë, për letërsinë bullgare, për laboratorin e punës së shkrimtarit, për udhëtimet e saj në botë, planet e ardhshme, marrëdhëniet e letërsive të çdo kombi në Ballkan, përkthimet etj.
Të rinjtë kureshtarë, mendjehapur, të gatshëm për diskutim, ambiciozë në formulimet e pyetjeve i dhanë nje dimension vërtet interesant dhe sidomos të dobishëm takimit.
Mariana Ymeri, drejtore e botimeve në ShB Dituria, Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe Rajna Kovaçi, përkthyese, iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve.
Një falënderim i veçantë për drejtoren, Rezarta Alla, mësuesen e letërsisë, Teuta Berishaj, dhe për te gjitha mësueset e tjera aq të përkushtuara të letërsise të këtij gjimnazi elitar.

#igbooks#InaVellcanova#IshulliDeshtimit#EUPL2017#bookaddict#bookaholic#ilovereading#RajnaKovaçi#TetoriLibrit#historifateshnjerezore#creativeurope
#booklove#bookstagrammer#bookstagram#bookphotography#booklife#bookblogger#booklover#fantasybook#booknerdigans#booknerd#bookart#bookworm#bookish #booklover #booklove #lovebook  

Leave a Comment

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>