DITURIA ben shume takime me nxenes, studente, te rinj, per te folur per librin, leximin, letersine. Te bindur se leximi dhe letersia eshte nje nga menyrat me argetuese per te njohur boten ne kompleksitetin e vet, qe libri te meson te artikulosh idete, te bën të dashurohesh me fjalët, është një antidot i asaj që shkencat kognitive e quajnë hipokognicion, ose mungesë fjalësh dhe, si rrjedhim, edhe idesh dhe modelesh të interpretimit të realitetit se…
Shpesh gjendemi ne auditore aktive, interaktive, kureshtare, diskutuese, kritizere, me rralle gjendemi ne auditore apatike, indiferente.
Leximi nuk eshte nje nevoje biologjike, deshira per librin kultivohet prandaj dhe ne e bejme me pasion promovimin e leximit… nese nga çdo takim “perfitojme” disa lexues, misioni eshte kryer.
Falemnderit per mikpritjen Libraria Hugo
#Historifateshnjerëzore #EuropeCreative #unelexoj #meDiturine #JanisRicos #EleanaZhakoi #Erotika
“…e ndoshta sidomos për këtë ia vlen të më kujtoni
për poezitë e dashurisë…”
Janis Ricos
“Më kujtoni. Kam ecur mijëra kilometra, pa bukë, pa ujë, mbi gurë dhe gjemba
për të sjellë te ju bukë dhe ujë dhe trëndafila
bukurinë nuk e kam tradhtuar kurrë
gjithçka kisha ua kam shpërndarë të tjerëve, për vete nuk mbajta gjë
kujtomëni dhe ndjesë për trishtimin tim të fundit
dëshiroj edhe një herë të prek një gjemb të mprehtë me tehun e vogël të hënës
të qëndroj i ulur në perëndim
duke parë dhe ngrënë kokërr për kokërr grurin e lëndinës
me dhëmbët e mi të mprehtë
duke adhuruar dhe bekuar këtë botë që po braktis
duke adhuruar atë që zbret nga lëndina dhe atë që hipën
e ndoshta sidomos për këtë ia vlen të më kujtoni
për poezitë e dashurisë!
Pjesa me e bukur e takimit ishte recitimi i poezive nga vete nxenesit.
#Historifateshnjerëzore #EuropeCreative #unelexoj #meDiturine #JanisRicos #EleanaZhakoi #Erotika