URIA
Jamal Ouariachi
Përktheu: Albana
Shala
Aurelia është nëna
e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme
në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të
dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të
forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet ‘80 në një projekt
ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria.
Dhjetë vjet më
parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re,
pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur,
kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë
të birësuar. Djali, së bashku me një duzinë fëmijësh etiopianë, ishte sjellë në
Amsterdam për t’u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për
formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të
armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë.
Reagimi i shoqërisë
qe i ashpër: shtypi e sulmoi, publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë
shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer
publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike.
Propozimi i
Aleksandrit për Aurealian, pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një
libër për jetën, motivet dhe, sidomos, për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket
sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del
në mbrojtje të pedofilisë.
Por, në fakt,
shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të vërë në
dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj
dukurie.
Një udhëtim prej më
shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të
mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për
botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore.
Të gjitha këto
përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar,
një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Ulëta.
Libris Literature
nominee for Long List, 2016
Fitues i Çmimit
Europian për Letërsinë, 2017
#Historifateshnjerëzore #EuropeCreative #unëlexoj #meDiturinë #AlbanaShala #JamalOuariachi #Uria