Blogu

Takim me nxënës në Lezhë: Diskutim rreth librave të Malorie Blackman dhe Bianca Pitzorno, prezantojne librat përkthyesja dhe gazetarja Albana Nexhipi dhe redaktorja, Jeta Shyle.

Në Bibliotekën "Gjergj Fishta" të qytetit të Lezhës Një takim tjetër me nxënës, kësaj here nga shkollat e Lezhës. Kur libri u shkon për shtat, u pëlqen dhe i argëton, për fëmijët leximi është një kënaqësi. Të tilla janë librat “Çunat nuk qajnë”, “Udhëtimi i mrekullueshëm i Poliksenës” për të cilët u foli përkthyesja Albana Nexhipi dhe redaktorja e Diturisë, Jeta Shyle.Mirënjohje për drejtorin e Bibliotekës, z.Frano Kulli, z. Dafina Sinanaj, punonjëse e bibliotekës dhe mësuesen e letërsisë, Laureta Balla. Në aktivitet ishin nxënës të kl.9 nga shkolla 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" dhe viti II nga gjimnazi "Hydajet Lezha". #books#baby#bookaddict#boyswillbeboys#lifechanging#TetoriLibrit#NeEdukojmeLexues#unelexoj...#bashkemeju#igbooks#Çunatnukqajne#MalorieBlackman#UdhëtimiIMrekullueshëmIPoliksenës#ErionKristo#bookaddict #bookaholic#ilovereading#VirgjilMuçi#historifateshnjerezore#creativeuropeprogramme#AlbanaNexhipi#FairyOak#Olgaprejletre#XhumiIZi

Continue Reading →

Takim me nxënës në Fier: Diskutim rreth librave të Malorie Blackman, Sara Stridsberg dhe Drago Jancar, të pranishme Mariana Ymeri, drejtore e botimit te Dituria dhe Lili Sula, shefe e Departamentit te Letersise ne Fakultetin e Filologjise

Me nxënësit e institucionit arsimor me standarde të larta, “Numani", Fier. Mirenjohje stafit te kesaj shkolle per seriozitetin dhe profesionalizmin. Mariana Ymeri, drejtore e botimit te Dituria dhe Lili Sula, shefe e Departamentit te Letersise ne Fakultetin e Filologjise ishin me nxënësit dhe mesuesit e perkushtuar te kesaj shkolle per te folur per letërsinë, leximin, dëshirën për të lexuar, letërsinë që u pëlqen të rinjve dhe për libra të mrekullueshëm për rininë, të botuara nga Dituria: "Ate nate e pashe"..., "Cunat nuk qajne", "Pesha e dashurise". Duke folur per librat e rinj te Diturise, "Çunat nuk qajne", "E bardha dhe...

Continue Reading →

Takim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për librin “Labirinti i shpirtrave”, nga Carlos Ruiz Zafón.

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, sot, për librin "Labirinti i shpirtrave" dhe dëshirën për të lexuar...Sa i vështirë është procesi i përkthimit? Si u fute në botën e përkthimit letrar? Cilat janë planet e tua letrare të ardhshme?Ishin pyetjet që iu drejtuan përkthyeses së Labirintit të shpirtrave, Flavia Kabës, që në jetën e saj “civile” është një pedagoge e suksesshme dhe shumë e admiruar nga studentët e saj të spanjishtes.Flavia solli një përvojë të bukur por sidomos sugjestionuese për auditorin, duke folur për “kleçkat” e përkthimit, domosdoshmërinë e njohjes së dy gjuhëve, dhënëse dhe marrëse, negocimin e vazhdueshëm të...

Continue Reading →

“Labirinti i shpirtrave”, prezantim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. E pranishme perkthyesja Flavia Kaba

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, sot, për librin "Labirinti i shpirtrave" dhe dëshirën për të lexuar...Midis të tjerash, z. Ymeri, drejtues i Diturisë , u bëri thirrje studentëve për të lexuar sa më shumë , sepse një libër i mirë të hap mendjen, të përcjell energji pozitive, të lë gjithmonë dicka që nuk krahasohet me asgjë tjetër, theksoi ai. Librat e Zafonit janë një investim kulturor për secilin student të gjuhës spanjolle. Sa i vështirë është procesi i përkthimit? Si u fute në botën e përkthimit letrar? Cilat janë planet e tua letrare të ardhshme?Ishin pyetjet që iu drejtuan...

Continue Reading →

sot.com.al: “Dituria” sjell romanin “Mysafirë me pagesë” të Sarah Waters, një vepër që nuk duhet humbur

“Mysafirë me pagesë” nga Sarah Waters, vjen në shqip për lexuesit nga shtëpia botuese “Dituria”. I vlerësuar nga kritika, romani është botuar edhe në vende të ndryshme të botës. “Mysafirë me pagesë”, një rrugëtim në të kaluarën, plot emocion, kthesa të befasishme dhe personazhe që mbesin në mendje. Romani botim nga “Dituria” është përkthyer nga Kujtim Ymeri. Londër. Është viti 1920. Lufta ka përfunduar, por pasojat vazhdojnë të ndihen në të gjithë vendin; njerëzit vajtojnë humbjen e bijve dhe bashkëshortëve të tyre e në të njëjtën kohë edhe humbjen e pafajësisë. Romani “Mysafirë me pagesë” i Sarah Waters, shkrimtare mjaft...

Continue Reading →

Book trailer: “Mysafirë me pagesë” nga Sarah Waters, përkthyer nga Kujtim Ymeri

Shkrimtarja britanike Sarah Waters: E panjohur në Shqipëri, por e famshme në botë për letërsinë e saj të mrekullueshme që shpesh ka tërhequr edhe vëmendjen e regjisorëve më në zë, vjen pas botimit dhe suksesit që pati në Panairin e Librit, nëntor 2019, me romanin e saj MYSAFIRË ME PAGESË, edhe me një book trailer profesional. Libri është përkthyer në shqip nga Kujtim Ymeri.#Fatenjerezore#CreativeEurope https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/videos/vb.424768797542479/536230306969477/?type=2&theater

Continue Reading →

Ora News/Endje në “Varrezën e Librave të Harruar”, Carlos Ruiz Zafón

Ëndrra për “Varrezën e Librave të Harruar” u fanit sërish në mendjen e përgjumur të dhjetëvjeçarit, Daniel Sempere. Teksa endej mes Rambias së një Barcelone të ngecur në të shkuarën, tingulli i ftohtë i çelësave në duart e tij, i kujtoi se ish koha për të ç’kyçur portën e vendprehjes së librave të zymtë. Pas shpine, dritat e qytetit rrëzëllenin më të largëta se kurrë.  Pezmi, po kështu edhe kureshtja i rëndonin njëlloj mbi supe. Kangjellat klithën. Porta u hap. Papritmas e gjeti veten të rrethuar nga një labirint i tërë shkallësh, spiralesh, urash e harqesh të ndërtuar nga tullat...

Continue Reading →

Gazeta liberal.al/Endje në “Varrezën e Librave të Harruar”, Carlos Ruiz Zafón

Ëndrra për “Varrezën e Librave të Harruar” u fanit sërish në mendjen e përgjumur të dhjetë vjeçarit, Daniel Sempere. Teksa endej mes Rambias së një Barcelone të ngecur në të shkuarën, tingulli i ftohtë i çelësave në duart e tij, i kujtoi se ish koha për të ç’kyçur portën e vendprehjes së librave të zymtë. https://liberale.al/endje-ne-varrezen-e-librave-te-harruar/

Continue Reading →