blogu

Takim me nxënësit e gjimnazit Partizani për të diskutuar librin “Atë natë e pashë”, shkruar nga Drago Jançar: prezanton Mariana Ymeri, botuese

Kur bota është në flakë, a mund të jetosh në një sfere kristali, te shperfillesh luften, sepse ajo nuk te arrin dot? Cilat jane metaforat e romanit "Ate nate e pashe"? Pse ne kete roman te gjithe personazhet mund te konsiderohen humbes? Te gjitha keto, si dhe tema te tilla si letersia ballkanike, njohja e saj nga te rinjte, letersia shqipe etj. u diskutuan ne nje debat te ndezur me nxenesit, mesuesit dhe eksperten e letersise, Mariana Ymeri.

Continue Reading →

Në Europa House për “Mysafirë me pagesë”, nga Sarah Waters, përkthyer nga Kujtim Ymeri

Në #EuropaHouse "Mysafirë me pagesë" nga Sarah Waters, mblodhi studentë të fakultetit të filologjisë, nxënës të shkollës Partizani, aktivistë të shoqatës Në dobi të gruas shqiptare, aktivistë të OMSA në një diskutim për romanin e vlerësuar nga kritika. “Mysafirë me pagesë”, romani botim nga “Dituria” është përkthyer nga Kujtim Ymeri. Londër. Në kontekstin e këtij libri, në sallën e Europe House u mbajt një diskutim interesant rreth problemeve të lirisë seksuale, feminizmit, emancipimit të gruas, dhunës dhe pasqyrimit të tyre në letërsi e art. Me bashkëpunimin e OMSA dhe organizatës Në dobi të gruas shqiptare. #SevimArbana #OMSA #CreativeEurope #SarahWaters #KujtimYmeri #Edukojmelexues #book #bookgeek #lexime #bibliophile #libra #libratemire #letersi #thriller #bookcommunity #booksarelife #igreads #likeforlikes

Continue Reading →

“Pena është më e fortë se shpata”, shkrim në gazetën ExLibris për librin “Labirinti i shpirtrave” nga Carlos Ruiz Zafon

Një nga autorët e dashur edhe të lexuesit shqiptar, Carlos Ruiz Zafon, vjen me librin e katërt të tetralogjisë, LABIRINTI I SHPIRTRAVE, përkthyer në shqip nga Flavia Kaba, duke përfunduar kështu sagën e "Varrezave të librave të harruar".Sapo t'ju bjerë në dorë, nuk do të prisni dot që të zhyteni edhe një herë në atë qytet magjik dhe misterioz, që quhet Barcelonë, dhe është sfondi i një historie që do t'ju lërë vërtet pa frymë.

Continue Reading →

Takim në gjimnazin Partizani: “Çunat nuk qajnë”, shkruar nga Malorie Blackman, përkthyes: Virgjil Muçi prezanton Diana Çuli

Në gjimnazin Partizani, në Tiranë, folëm për shume gjëra: bullizmin, seksin e adoleshentëve e shtatzëninë, racizmin.... tema për të cilat njerëzve nuk u pëlqen dhe nuk duan të flasin.... Por të thuash “nuk ka të bëjë aspak me mua, do të thotë të fusësh kokën në rërë”, shkruan Blackman-i.

Continue Reading →

CARLOS RUIZ ZAFÓN: PËRKTHIMI ËSHTË MATEMATIKË E FJALËS

Nga intervista e Zafonit ne Festivalin e Letërsisë, në Pordenonne Pyetje: Çfarë marrëdhënieje keni me përkthyesit dhe përkthimet e librave tuaj? Dhe një kuriozitet: a keni një bibliotekë të veçantë ku mbani romanet tuaja të përkthyera? Përgjigje: Po i përgjigjem pyetjes suaj, duke filluar nga fundi. Po, në shtëpinë time, në Kaliforni, kam një pjesë të tërë të bibliotekës kushtuar përkthimeve të librave të mi, të cilët janë të gjithë atje, të sistemuar me rregull, përfshirë ato në japonisht me hieroglifët e tyre të bukura të pakuptueshme. Por kam një problem të vogël: kam shkruar mjaft libra dhe secili është...

Continue Reading →

Një intervistë me Carlos Ruiz Zafon nga Flogerta Krypi

Ka qenë datëlindja ime e njëzet kur në grumbullin e madh të dhuratave, vura re një libër me titullin “Hija e erës” të autorit Carlos Ruiz Zafon. E tërhequr nga titulli fillova të lexoj fundin e librit ashtu siç bëj zakonisht, duke u përpjekur të imagjinoj fillimin e një tij. Ishte e pamundur të imagjinoje një fillim për një libër me një fund të tillë. Nisa leximin e librit dhe e përfundova për rreth katër orë. U mahnita. Kërkova në internet për të dhe zbulova të gjithë botimet që ishin ishin sjellë në shqip nga ky autor “best seller” në...

Continue Reading →