Sara Stridsberg
Përktheu Sokol Demaku
260 faqe
800 lekë
Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dalë prej spitalit për një kohë të gjatë, aq sa e bija, Xheki, do të kalojë një pjesë të madhe të adoleshencës brenda kangjellave të ndërtesës, midis mjekësh antikonformistë dhe pacientësh me një marrëzi joshëse: mjekë si Eduard Uintersoni, që i nxjerrin të sëmurët natën nëpër qytet, të bindur se vetëm mes njerëzve, ata mund të bëhen sërish të njerëzishëm! Pacientë si Sabina, me të cilën bien në dashuri të gjithë, të shëndoshët dhe të sëmurët.
Sokol Demaku lindi më 1954, në Drenicë, Kosovë. Shkollën e mesme pedagogjike e kreu në Prishtinë. Përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës, më 1977. Nga viti 1977 deri më 1984 ka qenë mësues në Kosovë dhe nga viti 2005 deri më 2008 ka qenë mësues ndihmës dhe mësues i gjuhës amtare në komunën e Boråsit, Suedi. Në vitin 2009 u diplomua për mësuesi në Universitetin e Göteborgut. Në vitin 2010 kreu studimet për pedagogji speciale në shkollën e lartë në Borås. Nga 2010 është mësues në Fjärdingskolan Borås. Në periudhën 2001-2004 ka punuar gazetar në një gazetë për rininë në gjuhën suedeze. Prej vitit 2007 është gazetar për gjuhën shqipe në programet internacionale të radio Sveriges. Prej gati dhjetë vjetësh drejton revistën e përmuajshme në gjuhën shqipe Dituria që del në Suedi, si dhe radio Dituria. Sokol Demaku është pedagog, publicist, shkrimtar dhe përkthyes. Anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Krijues Shqiptarë në Suedi, dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, nga viti 2012. Përkthyes i shumë veprave nga suedishtja në shqip, si: Drita (Ljuset-översättning), Torgu Lindgren; Gjithë çka më kujtohet (Allt jag inte minns), Do të thërras vëllezërit e mi (Jag ringer mina bröder), Jonas Hassen Khemiri; A di të fërshëllesh, Johana? (Kan du vissla Johanna), Ulf Stark (DITURIA, Creative Europe, 2016); Një sy i kuq (Ett öga rött), Jonas Hasen Khemiri; Zemërimi, Frika, Premtimi (IRL - Ilskan. Rädslan. Löftet), Maria Frensborg 2017; Djali dhe Tigri (Pojken och Tigern-övers), Lars Westman; Gjueti diamantesh (Diamantjakten-översättning), Mats Wänblad. Përkthime nga shqipja në suedisht, si: Baladë e përflakur (Flammande ballad); Borås dhe Shqiptarët, antologji (Albaner i Borås, anthology) etj.