Histori fatesh njerëzore

Ky projekt përkthimi fitoi mbështetjen e Programit të Europës Krijuese,  Culture – Literary translation projects, 2018, #CreativeEU. Ai përfshin publikimin (në format libër por edhe e-book dhe audiobook) të 10 veprave me cilësi të larta letrare, nga tetë gjuhë europiane, shkruar prej shkrimtarësh shumë të njohur. Dhjetë romanet përbëjnë së bashku një udhëtim nëpër histori njerëzore e emocionuese, duke eksploruar kompleksitetin e natyrës njerëzore, dashurinë, marrëdhëniet familjare, seksualitetin, ndjeshmërinë, homoseksualitetin, disa të konsideruara si tabu nga shoqëria shqiptare, duke e ndihmuar atë të tejkalojë paragjykimet.

Të gjitha veprat, të përkthyera nga përkthyes profesionistë (V. Kule, E. Kristo, K.Ymeri, F. Kaba, A. Shala, S. Demaku, R. Kovaçi, E. Zhaku, K.Lati, N. Berishaj), do të prezantohen në Shqipëri dhe në territoret shqiptare dhe jashtë saj përmes dhjetëra aktivitetesh, në shkolla, universitete, biblioteka, qytete dhe zona rurale të Shqipërisë e më gjerë, në aktiviteteve letrare interaktive, panaire librash, lexime dhe diskutime me autorë, përkthyes, lexues, operatorë kulturor, politikëbërës, seminare problemore për çështje të ndryshme të letërsisë dhe përkthimit.