“Storytelling the life” është një projekt që konkurroi dhe fitoi mbështetjen e Programit të Europës Krijuese, Culture – Literary translation projects, 2015, #CreativeEU
Projekti përfshin 9 tituj me autorë H. Mantel (2 tituj); U.Eco; J.Navarro, M. Bodrožić, A. Pennacchi, Maro Duka, Vassilis Vassilikos, Marente De Moor. Që të gjithë autorët janë mjaft të vlerësuar dhe kanë marrë çmime mjaft të larta gjatë karrierës së tyre letrare. Dy prej tyre, M. Bodrožić dhe Marente De Moor kanë fituar #EUPL.
Titujt nuk janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme: Të gjitha veprat kanë një kontekst historik dhe fatet e njerëzve përcaktohen nga ky sfond, vendimtar në jetët e tyre. Pavarësisht se kur dhe ku ngjarjet zhvillohen, në Anglinë e shek.XVI: Hilary Mantel, “Wolf Hall” (Lugina e ujqve) dhe “Ana Bolena, Historia e një familjeje”; në Itali, Umberto Eco, “Lavjerrësi i Fukoit”; ne Greqinë e kohës së fashizmit apo Regjimit te kolonelëve, Vassilis Vassilikos, “Z” dhe Maro Duka, “Ari i rremë”; në Spanjën e konflikteve të mëdha, Julia Navarro, “Më vrit, unë prapëseprapë i vdekur jam”, ose në ditët e sotme, pas konflikteve në ish-Jugosllavi, Marica Bodrozic, “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra”, ata gjithmonë fokusohen në fatet njerëzore dhe në kompleksitetin e natyrës njerëzore.