Olga prej letre 3. Misteriozja
Autori: Elisabetta Gnone Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Albana Nexhipi-Lekaj Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292919 Numri i faqeve: 216 Pages Çmimi: 800 lekë
Përshkrimi:
Çfarë do të thotë të rritesh? “Të rritesh është punë e ndërlikuar”, do të thoshte mësuesi Debris dhe Olga e di mirë këtë: për të qetësuar një shoqe të re, e cila nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për rritjen, Olga i tregon historinë e një vajze të vogël, së cilës rrobat gjithmonë i rrinin shumë të mëdha, edhe pse, sipas etiketës, ishin për moshën apo madhësinë e saj, dhe se si ajo kridhej brenda vizatimeve për t’i shpëtuar jetës së vërtetë. Historia e Misteriozes është historia e atyre që mezi e gjejnë vendin e tyre në botë, u bishtnojnë përgjegjësive dhe detyrave, nuk e mbajnë dot mbi supe këtë barrë dhe luftojnë fort për të mbetur fëmijë. Por është edhe historia e një vajze të vogël që nuk dorëzohet. Një histori që do t’ju bëjë të qeshni, të mendoni dhe të shqyeni sytë nga habia; dhe ajo çka Olga do të mësojë bashkë me shokët dhe lexuesit e të gjitha moshave është e sigurt: kur rritesh, mund ta përballosh jetën me guxim dhe dashuri, vetëm nëse mbetesh paksa fëmijë në shpirt.
Po të mos ishte për rrobat, që gjithnjë i rrinin të mëdha, do të dukej një fëmijë si gjithë të tjerët: as e gjatë, as e shkurtër, as imcake, as e mbushur, aspak e shëmtuar, ndoshta pak e bukur, inteligjente po, por jo gjeni, me pak fjalë, një tip fare i zakonshëm. Edhe emrin të zakonshëm e kishte, por të gjithë e thërrisnin Misteriozja.

Me serinë Olga prej letre, Gnone e fut lexuesin në një botë të re, tejet delikate në të cilën, me hijeshi dhe ironi, trajton tema që lidhen me brishtësitë dhe papërsosuritë e qenies njerëzore.

Për lexuesit e të gjitha moshave.

<< Back