Qyteti në dëborë
Autori: Beka Kurkhuli Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Kujtim Ymeri Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292971 Numri i faqeve: 168 Pages Çmimi: 800 lekë
Përshkrimi:

Qyteti në dëborë, shkruar nga Beka Kurkhuli është një përmbledhje prej pesë tregimesh, të cilat e orientojnë lexuesin në shoqërinë gjeorgjiane, duke përshkruar momente të spikatura dhe dramatike në historinë më të re të shtetit kaukazian; në sfond mund të lexohen e kuptohen disa momente të spikatura të historisë së re të Gjeorgjisë.

Tregimet e Qytetit në dëborë flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes nostalgjisë dhe zemërimit (“Pashë një ëndërr”), kujtimet e rinisë në një Tbilis multietnik të kohës sovjetike (“Një mbrëmje”): libri është një mozaik i përbërë nga histori personale dhe ngjarje që kanë shënuar historinë e Gjeorgjisë. Në tregimin “Musakala” që mbyll librin, autori ka rindërtuar, sipas opinionit të tij, këndvështrimin e luftëtarëve muxhahedinë gjatë luftës në Afganistan. Tregimet e Kurkhulit janë shkruar me pasion, veçanërisht kur përshkruajnë dhe rrëfejnë aspektet gjeografike dhe peizazhet e Gjeorgjisë; Kurkhuli duket se nuk i lë asgjë rastësisë për të kuptuar aspektet e kulturës gjeorgjiane dhe historinë e shtetit kaukazian.

<< Back