Misteri i ishullit të vogël
Autori: Ane Riel Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Ilira Shurbani Viti i Botimit: 2022 ISBN: 978-9928-366-33-7 Numri i faqeve: 264 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:
Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte. Livi vdiq kur ishte vetëm gjashtë vjeçe. U shty larg në det gjatë natës dhe në mëngjes u gjend vetëm varka bosh. Ose të paktën kjo është historia që prindërit e saj u treguan autoriteteve. Por e vërteta është krejt ndryshe. Livi është gjallë, fshihet pas një muri të padepërtueshëm sendesh të vjedhura aty-këtu dhe të grumbulluara nga Jensi, babai i saj, në rrjedhën e viteve: në fakt, ajo që të tjerët e quajnë të tepërt, një mbeturinë për t’u hedhur, për Jensin është e rëndësishme, e denjë për një jetë të dytë. E pamundur, edhe po të duash, ta zbulosh vajzën në atë fortesë të vogël; e pamundur, me të kaluar kangjellat, të dalësh shëndoshë e mirë nga grackat e ngritura në oborr, përgjatë rrugës që të çon te shtëpia dhe punishtja, në hambar dhe te kontejneri i vogël që ruan shumë sekrete. Këtu, larg nga banorët e tjerë të ishullit, jeta e familjes rrjedh e paturbulluar, e kristalizuar përjetësisht, si një milingonë e ngecur në rrëshirë. Vetëm Maria, nëna e Livit, mund ta prishë magjinë. Por edhe ajo, në mënyrën e vet, ka vendosur të fshihet nga pjesa tjetër e botës brenda një trupi në mënyrë të përbindshme të ngjallur…
<< Back