Të pamëkatët
Autori: Sofronis Sofroniu Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Romeo Çollaku Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292926 Numri i faqeve: 288 Pages Çmimi: 800 lekë
Përshkrimi:
Te ky roman, ngjashmëritë me njerëz  vërtetë dhe me ngjarje reale nuk janë  rastit: në romanin  pamëkatët, ndërthuren jetë personazhesh  njëmendtë e  trilluar, ndërsa veprimi udhëton në hapësirë (Qipro, Amsterdam, Nju Jork) dhe në kohë (shekujt XXI, XX, XIX, XVI). Është marramendëse shpejtësia e këtij udhëtimi, filli i rrëfimit i shtrëngon personazhet, erotika përleshet me asketikën, historia bëhet nënshtresë e letërsisë dhe letërsia na jep gjurmë nga historia. Shqetësimi dhe problematika e romanit përqendrohen te heroi kryesor, Anton Leontiu, kryepeshkop i Qipros për një periudhë vetëm disaditore, pothuajse në mesin e shekullit  kaluar. Në rrjedhën e stuhishme  jetës së këtij kleriku përfshihen poetët e shquar francezë Arthur Rimbaud e François Villon, apostulli Pal, piktori Hieronymus Bosch, këngëtarja Maria Papagjika, etnomuzikologu Alan Lomax, muzikanti popullor Ali Peshqe, sekte  ndryshëm, turma anonime, si dhe vetë vrasësi i Antonit. Në një gërshetim  fantazisë me historinë, njerëzit përpiqen  zbulojnë nëse veprimet që kryejnë janë rrjedhojë e vendimeve  ndërgjegjes dhe vullnetit  tyre apo diktohen prej faktorësh  jashtëm.
 
<< Back