Kasollet prej kashte
Autori: Cao Wenxuan Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Iljaz Spahiu Viti i Botimit: 2024 ISBN: 978-9928-366-99-3 Numri i faqeve: 340 Pages Çmimi: 1000
Përshkrimi:

Jeta e përditshme në një shkollë kineze të viteve 1960. Një pasqyrë magjepsëse e një realiteti të largët, por në të njëjtën kohë afër nesh. Një dritare për temat universale, si: miqësia, ndarja, vetmia dhe solidariteti. San Sani është djali i drejtorit të shkollës së një fshati në bregun e një lumi të madh. Ai është një çapkën i papërmbajtur, por gjithë sy e veshë ndaj gjithçkaje që ndodh brenda dhe jashtë shkollës. Jeta e personazheve të librit sillet rreth tij: shoku tullac i përqeshur nga të gjithë; vajza jetime që vjen në shkollë nga një fshat tjetër për t’i shpëtuar bullizmit; studentja e shkëlqyer dhe aktorja premtuese, dashuria e së cilës për një mësues ëndërrimtar pengohet nga i ati; djaloshi që të gjithë e kanë zili dhe e admirojnë për dhuntitë e privilegjet që gëzon; kalamani që mbërrin nga një krahinë e largët e që përpiqet të integrohet në familjen e tij birësuese dhe të zërë shokë; vejusha e moshuar që nuk mund të pranojë kurrsesi që toka i është shpronësuar për të ndërtuar shkollën… Një seri ngjarjesh të jetës së përditshme në Kinën e viteve 1960, një botë e largët, por e përshkuar me emocione të përjetshme. Në faqet e Cao Wenxuanit, tema të thella, si: miqësia, kuptimi i jetës, vdekja, shfaqen me një delikatesë të mrekullueshme.

Kasollet prej kashte është një tablo familjare plot jetë. Përmes një pene të mprehtë, autori i përshkruan me kaq gjallëri e vërtetësi ngrohtësinë dhe trishtimin, gëzimet dhe vuajtjet e familjes, saqë edhe lexuesi e ndien veten pjesë të këtyre përjetimeve.” Mo Yan, nobelist

<< Back