Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat
Autori: Jean-Claude Carrière & Umberto Eco Kategoria: Botime për të rritur, Studime për letërsinë Përkthyes: Saverina Pasho Viti i Botimit: 2024 ISBN: 978-9928-816-18-4 Numri i faqeve: 280 Pages Çmimi: 1000
Përshkrimi:

Dhurata e përsosur për adhuruesit e librit: dy nga mendjet e ndritura të botës bëjnë një bisedë të këndshme me plot ide për të ardhmen e librit në epokën digjitale dhe vendosin se LIBRI është këtu për të qëndruar.

Shkenca e lumtur: rrallëherë shprehja niçeane ka qenë kaq e përshtatshme për një libër… një libër për librat! Nga papirusi te mediat elektronike, ne udhëtojmë nëpër dy mijë vjet histori të librit përmes një diskutimi që është sa erudit aq edhe argëtues, i kulturuar e personal, filozofik e anekdotik, kureshtndjellës dhe plot shije. Kalojmë nëpër kohë dhe vende të ndryshme; takojmë njerëz të vërtetë krahas personazheve të trilluara; gjejmë lëvdimin e budallallëkut, analizën e pasionit të koleksionistit, arsyet pse një epokë e caktuar gjeneron kryevepra, mënyrën se si funksionon kujtesa dhe klasifikimin e një biblioteke. Ne mësojmë pse “pulave iu desh një shekull për të mësuar të mos kalonin rrugën” dhe cila është arsyeja pse “njohjen e së shkuarës ua detyrojmë budallenjve, idiotëve ose kundërshtarëve”.
Me pak fjalë, shijojmë “hovin letrar” të dy njerëzve pasionantë, që na tërheqin në vorbullën e tyre entuziaste, në të cilën çdo ide të befason, të huton, por sidomos të mëson. Në këto kohë të obskurantizmit galopant, është ndoshta nderimi më i mirë që mund t’i bëhet kulturës dhe antidoti më efektiv ndaj zhgënjimit”.

“Mund të këmbëngulim për përparimet e kulturës, të cilat janë të dukshme dhe prekin kategori sociale që tradicionalisht kanë qenë të përjashtuara. Por, në të njëjtën kohë, ka edhe më tepër budallallëk. Fshatarët e dikurshëm nuk ishin torollakë, ngaqë heshtnin. Të jesh i shkolluar, nuk do të thotë detyrimisht të jesh inteligjent. Jo. Por sot të gjithë njerëzit duan të dëgjohen dhe, për fat të keq, në disa raste, na bëjnë të dëgjojmë thjesht budallallëkun e tyre. Atëherë, le të themi se budallallëku dikur nuk shpërfaqej, nuk merrej vesh, ndërsa në ditët tona na bërtet fort.”

Umberto Eco

“Dialogu mes këtyre dy super intelektualëve është jashtëzakonisht bindës dhe mbulon gjithçka, nga rrotullat e papirusit deri te librat elektronikë… gjithmonë ndriçues dhe tërheqës… Një urrah për këtë libër të shkëlqyer! ”

Dazed & Confused Magazine

<< Back