Njeriu i rërës
Autori: Lars Kepler Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Albana Nexhipi Lekaj Viti i Botimit: 2024 ISBN: 978-9928-816-24-5 Numri i faqeve: 520 Pages Çmimi: 1500
Përshkrimi:

Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 i autorit të romanit Hipnotizuesi rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë, të cilët duhet ta mposhtin në lojën e tij.

Është natë vonë, kur në rrethinat e Stokholmit gjendet një djalë që ecën përgjatë shinave të një ure hekurudhore, i mbuluar me gjak dhe në gjendje tronditjeje të rëndë: nën ethet e delirit, ai flet për një burrë misterioz, njeriun e rërës. Djaloshi quhet Mikel Frost, i zhdukur prej dymbëdhjetë vjetësh dhe i shpallur zyrtarisht i vdekur. Asokohe, pas kërkimeve të gjata, të gjithë zgjodhën të besonin se Mikeli ishte mbytur së bashku me të motrën, Felisjan, e zhdukur po atë ditë, por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Të gjithë, përveç komisarit Jona Lina. Ai e ka ditur gjithmonë se motër e vëlla janë ndër viktimat e shumta të vrasësit serial më të pamëshirshëm të Suedisë, Jurek Valterit, që ai vetë e kapi vite më parë. Që atëherë, Jurek Valteri është mbajtur në izolim në një pavijon të sigurisë së lartë të një spitali psikiatrik. Nuk i lejohet të flasë me askënd dhe është vazhdimisht nën efektin e ilaçeve, por s’ka ilaç që e vë përposh. E keqja që jeton brenda tij ushqehet nga një furi e pakontrollueshme.
Me gjetjen e Mikelit, gjithçka ndryshon. Çështja nuk ka si të konsiderohet e mbyllur. Dhe mbase Felisja është ende gjallë… I vetmi që e di të vërtetën është Valteri, ndoshta edhe i vetmi që mund të jetë më i rrezikshëm pas hekurave, sesa i lirë. Dikush duhet të hyjë në pavijonin e tij e t’i fitojë besimin, duke shpresuar që ta bëjë të flasë. Dhe, mbi të gjitha, duke shpresuar t’i mbijetojë takimit me të…

 

“Adhuruesit e trillerit do ta kenë të vështirë t’i shpëtojnë magjisë së Njeriut të rërës, sepse suspansa nuk fashitet kurrë dhe kapitujt e shkurtër përfundojnë pothuajse gjithmonë me një kthesë të papritur. Por krejt ndryshe nga njeriu i lig, që i vë në gjumë viktimat, romani që mban emrin e tij do t’i mbajë lexuesit zgjuar gjithë natën.”

                                                                                                                                                                                                                    Shelf Awareness

 

Njeriu i rërës është një triller i shkëlqyer… Asnjëri prej jush nuk i bën dot ballë dëshirës për të lexuar të gjitha historitë me protagonist komisarin Jona Lina, madje do të dëshironit ethshëm të kishte më shumë.”

                                                                                                                                                                                                                    New York Journal of Books     

<< Back