Dhjetë gra
Autori: Marcela Serrano Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Kujtim Ymeri Viti i Botimit: 2023 ISBN: 978-9928-366-76-4 Numri i faqeve: 276 Pages Çmimi: 1000
Përshkrimi:

Një roman befasues, prekës, një vështrim i guximshëm mbi marrëdhëniet njerëzore në botën e sotme.

Nëntë gra plus një. Nëntë gra, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra e që nuk janë takuar kurrë më parë, rrëfejnë historitë e veta. Natasha, gruaja e dhjetë dhe psikoterapistja e tyre, ka vendosur t’i bashkojë, e bindur që plagët zënë e shërohen vetëm kur këputen zinxhirët e heshtjes.
Nuk ka rëndësi prejardhja apo shtresa shoqërore: të gjitha mbajnë mbi supe peshën e frikës, vetmisë, dëshirës, pasigurive. Disa përballen me një të kaluar që nuk mund ta lënë pas; të tjera me një të tashme që nuk i ngjan asaj që do të dëshironin, ose me një të ardhme që i tremb. Nëna, bija, gra, vejusha, dashnore, të drejtuara nga Natasha, që e pranojnë sfidën për të kuptuar më thellë dhe për të rikrijuar jetët e tyre.
Është Lupe, magjistarja e kompjuterit, adoleshente, në kërkim të identitetit të vet mes festave, seksit, drogës dhe pasioneve jokonvencionale. Luisa, vejusha e një desaparecidosi. Andrea, një gazetare e suksesshme e televizionit, që gjen strehim në vetminë e shkretëtirës. Një mesogrua, që preferon shoqërinë e qenit  dhe jo të njerëzve. Një pastruese shtëpie. Një grua që përballet me vetminë e pleqërisë.
Në pamje të parë, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët… përveç terapistes. Por, ndërsa tregojnë, zbulohen fije të përbashkëta të pamundura, formohen lidhje dhe transformohen jetë.

<< Back