{"id":5158,"date":"2023-04-06T07:47:12","date_gmt":"2023-04-06T07:47:12","guid":{"rendered":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/?p=5158"},"modified":"2023-04-06T07:49:19","modified_gmt":"2023-04-06T07:49:19","slug":"rosa-liksom-nuk-duhet-ti-braktisim-ruset-ne-sferen-e-ndikimit-te-putinit-pena-al","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/rosa-liksom-nuk-duhet-ti-braktisim-ruset-ne-sferen-e-ndikimit-te-putinit-pena-al\/","title":{"rendered":"Rosa Liksom\/\u00a0NUK DUHET T\u2019I BRAKTISIM RUS\u00cbT N\u00cb SFER\u00cbN E NDIKIMIT T\u00cb PUTINIT | Pena.al"},"content":{"rendered":"\n<p><a href=\"https:\/\/pena.al\/rosa-liksom-nuk-duhet-ti-braktisim-ruset-ne-sferen-e-ndikimit-te-putinit\/?fbclid=IwAR2coL5twq7KLr6diA5oU5KeaLJfzSNCmfxvhZnxzG_rVb0hXbcyvjTrfUc\">Rosa Liksom\/&nbsp;NUK DUHET T\u2019I BRAKTISIM RUS\u00cbT N\u00cb SFER\u00cbN E NDIKIMIT T\u00cb PUTINIT | Pena<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><em>Let\u00ebrsia, arti dhe shkenca kan\u00eb kapacitetin q\u00eb t\u2019i bashkojn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura drejt paqes\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, nj\u00ebri nga nj\u00eb varg shkrimesh p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb artiste dhe shkrimtare finlandeze argumenton se lidhjet kulturore me Rusin\u00eb mbeten thelb\u00ebsore.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rosa Liksom<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Artiste dhe shkrimtare finlandeze<\/p>\n\n\n\n<p>Linda dhe u rrita n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Laponis\u00eb finlandeze. Meqen\u00ebse jetoja n\u00eb af\u00ebrsi me kufirin suedez arrita t\u00eb merrja nj\u00eb kultur\u00eb dhe nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim liberal p\u00ebr bot\u00ebn. Si adoleshente, n\u00eb vitet 1970, kaloja shpesh n\u00eb Suedin\u00eb fqinj\u00eb, m\u00eb t\u00eb pasur, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb rroba t\u00eb mod\u00ebs, LP pop dhe revista amerikane t\u00eb mod\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Isha 15 vje\u00e7 kur udh\u00ebtova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrtej kufirit lindor t\u00eb Finland\u00ebs, n\u00eb Murmansk n\u00eb bregdetin arktik t\u00eb Rusis\u00eb. Isha e emocionuar nga qyteti, gjuha ruse dhe njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb dukeshin nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb huaj dhe t\u00eb njohur. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ngjarjet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Bashkimin Sovjetik dhe n\u00eb Rusi u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime. N\u00eb vitet 1980, studiova n\u00eb Mosk\u00eb dhe b\u00ebra udh\u00ebtime n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Rusi. Kam shkruar tri libra ngjarjet e t\u00eb cil\u00ebve ndodhin n\u00eb mjedise ruse.<\/p>\n\n\n\n<p>Vitet e fundit t\u00eb mandatit t\u00eb Leonid Brezhnjevit si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Komuniste Sovjetike, ishin nj\u00eb periudh\u00eb e trishtueshme. Kishte nj\u00eb munges\u00eb kaq t\u00eb madhe ushqimore n\u00eb Mosk\u00eb, saq\u00eb njer\u00ebzit ziheshin p\u00ebr pul\u00ebn e fundit n\u00eb dyqanin e ushqimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Mandati i Mikhail Gorba\u00e7ovit si udh\u00ebheq\u00ebs ishte i shkurt\u00ebr, por krijoi nj\u00eb besim n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr shum\u00eb nga miqt\u00eb e mi sovjetik\u00eb. Gjat\u00eb Glasnostit dhe Perestrojk\u00ebs, u hap\u00ebn arkivat dhe u d\u00ebgjuan z\u00ebrat e viktimave t\u00eb mbijetuara t\u00eb gulag\u00ebve. M\u00eb n\u00eb fund, mund t\u00eb diskutohej rreth katastrofave mjedisore, terrorizmit shtet\u00ebror, korrupsionit dhe gabimeve ekonomike t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb qeverisjes totalitare. Dhe gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Gorba\u00e7ovi theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dialogut.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1988 m\u00eb ftuan t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb artit pamor p\u00ebrkrah artist\u00ebve t\u00eb \u201cheshtur\u201d t\u00eb Mosk\u00ebs s\u00eb epok\u00ebs s\u00eb re. U organizua n\u00eb nj\u00eb kapanon t\u00eb madh industrial n\u00eb periferi t\u00eb Mosk\u00ebs dhe u quajt Hermitazhi i Rinis\u00eb. Njer\u00ebzit mbajt\u00ebn radh\u00eb p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb instalacionet p\u00ebr jet\u00ebn e artist\u00ebve t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb epok\u00ebn sovjetike dhe vepra ekspresioniste plot energji. Koncepti im p\u00ebr artin sovjetik nd\u00ebrroi kryek\u00ebput. Shum\u00eb prej artist\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb ekspozit\u00eb, tashm\u00eb konsiderohen nd\u00ebr emrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Jelcinit, gj\u00ebrat filluan t\u00eb ndryshojn\u00eb. Disa nga t\u00eb njohurit e mi rus\u00eb u b\u00ebn\u00eb multimilioner\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrjetuan nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb tmerrshme. Rrug\u00ebt e Mosk\u00ebs u b\u00ebn\u00eb pazare, ku mund t\u00eb blije uranium, vras\u00ebs me pages\u00eb, ose nj\u00eb l\u00ebng p\u00ebr t\u2019i kthyer bretkosat n\u00eb princa. Brezat e shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve me q\u00ebndrim kritik ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs sovjetike u ngrit\u00ebn n\u00eb udh\u00ebheqjen e jet\u00ebs kulturore n\u00eb ato vite. Lul\u00ebzoi nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri kulturash artistike.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr qytetar\u00ebt rus\u00eb, vitet e para t\u00eb Vladimir Putinit si president dukeshin shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Por n\u00eb vitin 1999 ai faj\u00ebsoi \u00e7e\u00e7en\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb varg shp\u00ebrthimesh n\u00eb Mosk\u00eb dhe filloi luft\u00ebn n\u00eb \u00c7e\u00e7eni, e cila u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb tragjedi t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe brutale. I nj\u00ebjti agresion u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb Gjeorgji, Siri, Krime dhe tani n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ukrain\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptosh mend\u00ebsin\u00eb e Putinit. Ai \u00ebsht\u00eb ankuar prej koh\u00ebsh p\u00ebr turpin e humbjes s\u00eb statusit t\u00eb superfuqis\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb, premtimet e pambajtura t\u00eb Per\u00ebndimit dhe zgjerimin e NATO-s m\u00eb pran\u00eb kufijve t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, qeveria finlandeze, pavar\u00ebsisht se kush ishte n\u00eb pushtet apo p\u00ebrb\u00ebrja e parlamentit, e b\u00ebri zakon t\u00eb mos komentonte haptazi situat\u00ebn politike n\u00eb Rusi. Ndjekja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, ka qen\u00eb premisa themelore e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Finland\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike t\u00eb pasluft\u00ebs midis Finland\u00ebs dhe Bashkimit Sovjetik, t\u00eb pangarkuara enkas nga kontradiktat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, u sh\u00ebrbyen t\u00eb dyja pal\u00ebve. Nd\u00ebrmarrjet finlandeze i zgjeruan aktivitetet e tyre n\u00eb Rusi, ku ofroheshin l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para t\u00eb lira dhe fuqi pun\u00ebtore e lir\u00eb. Pasanik\u00ebt nga zona e Sh\u00ebn Petersburgut blen\u00eb prona p\u00ebr pushime n\u00eb Finland\u00ebn lindore, nd\u00ebrsa finlandez\u00ebt blen\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr investim n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg. N\u00eb Laponi dhe Finland\u00ebn Lindore ve\u00e7an\u00ebrisht, tregtia dhe turizmi lul\u00ebzuan, fal\u00eb \u201cshoping-ut\u201d dhe pushimeve t\u00eb turist\u00ebve rus\u00eb. U nd\u00ebrtuan m\u00eb shum\u00eb pika kufitare dhe nisi t\u00eb funksiononte nj\u00eb lidhje e shpejt\u00eb me tren midis Helsinkit dhe Sh\u00ebn Petersburgut. Rus\u00ebt u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Finland\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar ose p\u00ebr t\u00eb studiuar dhe pakica rusishtfol\u00ebse n\u00eb vendin ton\u00eb u rrit n\u00eb afro 100,000 veta. T\u00eb rinjt\u00eb finlandez\u00eb kan\u00eb studiuar gjithashtu n\u00eb universitete ruse. Pati shk\u00ebmbime aktive kulturore dhe shkencore. Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik, kufiri midis Finland\u00ebs dhe Rusis\u00eb ishte p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e gjall\u00eb, si\u00e7 kishte qen\u00eb p\u00ebrpara revolucionit t\u00eb vitit 1917.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur Rusia pushtoi Ukrain\u00ebn m\u00eb 24 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, lidershipi politik i Finland\u00ebs filloi negociatat urgjente p\u00ebr t\u2019u bashkuar me NATO-n. Disa u g\u00ebzuan p\u00ebr vendimin, t\u00eb tjer\u00ebt jo. Nxitimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim mua personalisht m\u00eb befasoi. Prej koh\u00ebsh Finlanda e ka projektuar veten si nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs paqeje dhe mosangazhimi yn\u00eb ushtarak ka qen\u00eb nj\u00eb burim krenarie. Pasi Rusia sulmoi Ukrain\u00ebn, nj\u00eb shumic\u00eb e konsiderueshme e finlandez\u00ebve u shpreh\u00ebn se favorizonin an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO. Ndryshimi ishte befasues, sepse vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb pare, vet\u00ebm 28% e finlandez\u00ebve e kishin mb\u00ebshtetur an\u00ebtar\u00ebsimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Agresioni i Rusis\u00eb ka sjell\u00eb ndryshime t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Finland\u00eb. Me sanksionet e BE-s\u00eb, periudha q\u00eb p\u00ebrshkrova m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb histori. Lidhja hekurudhore midis Helsinkit dhe Sh\u00ebn Petersburgut u nd\u00ebrpre dhe kalimi i kufirit \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Shoq\u00ebrit\u00eb finlandeze ua shit\u00ebn bizneset e tyre ruse bler\u00ebsve rus\u00eb. Rritja e kostove t\u00eb energjis\u00eb, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve dhe inflacioni, nd\u00ebrkoh\u00eb, po nd\u00ebshkojn\u00eb finlandez\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dru nga Rusia, industria pyjore duhet t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb barabart\u00eb druri k\u00ebtu n\u00eb Finland\u00eb. Kjo situat\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb shkat\u00ebrrimin e pyjeve tona, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa k\u00ebrc\u00ebnohen angazhimet e Finland\u00ebs ndaj BE-s\u00eb n\u00eb lidhje me ciklin e karbonit pyjor. Kriza \u00ebsht\u00eb e ashp\u00ebr edhe p\u00ebr 35,000 njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Finland\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shtet\u00ebsi ruse dhe finlandeze. N\u00ebse vazhdon t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet, shtet\u00ebsia e dyfisht\u00eb mund t\u2019u shkaktoj\u00eb atyre probleme.<\/p>\n\n\n\n<p>Toni i matur i p\u00ebrgjigjes s\u00eb Putinit ndaj aplikimit t\u00eb Finland\u00ebs p\u00ebr NATO-n ishte nj\u00eb surpriz\u00eb. Mendova se Rusia do t\u00eb reagonte menj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive, sepse Putini e ka theksuar prej koh\u00ebsh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mosangazhimit ushtarak t\u00eb Finland\u00ebs. Kufiri yn\u00eb prej 1340 km (833 milje) s\u00eb shpejti do t\u00eb b\u00ebhet kufiri m\u00eb i gjat\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt midis NATO-s dhe Rusis\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr mua ta shoh NATO-n si nj\u00eb aleanc\u00eb q\u00eb do t\u00eb nxis\u00eb paqen. Me an\u00ebtar\u00ebsimin e Finland\u00ebs dhe Suedis\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsia ushtarake e Detit Baltik, t\u00eb cilin prej koh\u00ebsh e kemi quajtur Deti i Paqes, do t\u00eb ndryshoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht. Dhe kam frik\u00eb se, si nj\u00eb vend kufitar, Finlanda do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb n\u00ebse fillon nj\u00eb luft\u00eb b\u00ebrthamore. Dhe p\u00ebr shkak se ekonomit\u00eb e SHBA-s\u00eb dhe Evrop\u00ebs po shkojn\u00eb drejt recesionit, pasiguria rrezikon t\u00eb nxis\u00eb populizmin e s\u00eb djatht\u00ebs. Kujtesa e njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe gabimet e vjetra po p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb rezultati tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjegull krizash t\u00eb nd\u00ebrlidhura, bota per\u00ebndimore ka izoluar rus\u00ebt. Qeveria ruse, nd\u00ebrkaq, i nd\u00ebshkon qytetar\u00ebt e saj kur ata kund\u00ebrshtojn\u00eb luft\u00ebn dhe kur k\u00ebrkojn\u00eb demokraci.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson ve\u00e7an\u00ebrisht, jan\u00eb planet finlandeze dhe t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do lidhje t\u00eb mbetur shkencore dhe kulturore me Rusin\u00eb. Nd\u00ebrprerja e k\u00ebtyre lidhjeve thjesht\u00eb ndihmon qeverin\u00eb e Putinit n\u00eb p\u00ebrpjekjet e veta p\u00ebr t\u00eb izoluar Rusin\u00eb nga karakteristikat e supozuara dekadente seksuale, nga pluralizmi dhe t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse populli rus izolohet dhe lihet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb sfer\u00ebn e ndikimit t\u00eb Putinit, ekziston rreziku q\u00eb ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb republik\u00ebn e Vajmarit pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet. N\u00ebse nd\u00ebrtojm\u00eb mure mes njer\u00ebzve dhe izolojm\u00eb popullin rus nga pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs, pasojat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb frikshme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do luft\u00eb, qoft\u00eb e shkurt\u00ebr apo e zgjatur, deri m\u00eb tani ka p\u00ebrfunduar me nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje dhe rind\u00ebrtim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm. Sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb murin p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb 146 milion\u00eb banor\u00ebt e Rusis\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs, aq m\u00eb e gjat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb tryeza e negociatave p\u00ebr marr\u00ebveshjen ton\u00eb t\u00eb paqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarjet e romanit tim \u201cKabina Nr. 6\u201d dhe filmi i Juho Kuosmanen me t\u00eb nj\u00ebjtin titull jan\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb hekurudh\u00eb trans-siberiane dhe t\u00eb dy trajtojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si lidhjet midis njer\u00ebzve jan\u00eb t\u00eb mundshme, pavar\u00ebsisht dallimeve t\u00eb tyre kulturore, frik\u00ebs dhe antipative.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia nis kur dy persona, nj\u00eb grua finlandeze dhe nj\u00eb burr\u00eb rus, detyrohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr dy jav\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kabin\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb treni. N\u00eb fillim ndiejn\u00eb nj\u00eb neveri t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe mendojn\u00eb se nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por sapo hyjn\u00eb n\u00eb dialog, fillojn\u00eb t\u00eb afrohen, dhe p\u00ebrfundimisht edhe t\u00eb kuptojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb bised\u00eb e till\u00eb mes Rusis\u00eb, Ukrain\u00ebs dhe Per\u00ebndimit \u00ebsht\u00eb shpresa ime. Let\u00ebrsia, arti dhe k\u00ebrkimi kan\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u2019i bashkuar njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura drejt paqes \u2013 edhe ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb realitete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu Mariana Ymeri\/ Marr\u00eb nga The Guardian, 27 Oct 2022<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Rosa Liksom \u00ebsht\u00eb shkrimtare dhe artiste finlandeze. P\u00ebrshtatja filmike e romanit t\u00eb saj \u201cKabina Nr. 6\u201d (botuar n\u00eb shqip nga DITURIA) fitoi \u00c7mimin e Madh n\u00eb Festivalin e Filmit n\u00eb Kan\u00eb 2021. N\u00eb vitin 2016, Franca e nderoi me titullin \u201cChevalier des Arts et des Lettres\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sht\u00ebpia botuese Dituria sapo ka botuar edhe nj\u00eb roman tjet\u00ebr t\u00eb Rosa Liksomit, me titullin \u201cGruaja e kolonelit\u201d, p\u00ebrkthyer nga Kujtim Ymeri.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rosa Liksom\/&nbsp;NUK DUHET T\u2019I BRAKTISIM RUS\u00cbT N\u00cb SFER\u00cbN E NDIKIMIT T\u00cb PUTINIT | Pena Let\u00ebrsia, arti dhe shkenca kan\u00eb kapacitetin q\u00eb t\u2019i bashkojn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura drejt paqes\u2026 N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, nj\u00ebri nga nj\u00eb varg shkrimesh p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb artiste dhe shkrimtare finlandeze argumenton se lidhjet kulturore me Rusin\u00eb mbeten thelb\u00ebsore. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[9,23],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5158","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-blog","8":"category-blogu","9":"entry"},"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5158"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5160,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5158\/revisions\/5160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/changing-perceptions-through-literature\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}