Mimoza Dino lindi në Tiranë. Gjimnazin e përfundoi më 1980, ndërsa studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi më 1985, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT. Në vitet 1985-1991 punoi si redaktore në shtëpinë botuese “8 Nëntori”; më 1994-1997 – përkthyese/interpretuese për programin Interreg të Komisionit Europian, në Athinë.
Mimoza Dino ka një karrierë shtatëmbëdhjetëvjeçare si përkthyese dhe interpretuese e kualifikuar për gjuhët shqip-holandisht, shqip-frëngjisht, shqip-greqisht dhe anasjelltas, duke punuar për programe e institucione të ndryshme të BE-së, për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, për Komisionin Europian, për mediat audio-vizive dhe kanalet televizive në Belgjikë, Holandë etj.
Anëtare e dy shoqatave të përkthyesve dhe interpretuesve në Belgjikë: LEXTRA LINGUA dhe BBVT.
Mimoza Dino është përkthyese e disa veprave letrare, ndër të cilat përmendim:
Tregime mitologjike, S. Marteli; Kërkohet shpresë, A. Samarakis; Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, N. Kazantzakis.
Showing the single result
