Nikollë Berishaj lindi më 1958, në qytetin e Tuzit, Mali i Zi. Prej vitit 1977 deri më 1989 jetoi në Lubjanë, Slloveni, ku dhe u diplomua për inxhinieri elektroteknike. Prej vitit 1980 është anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Sllovenisë; anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në vitin 1989 u kthye përgjithmonë në vendlindje, Tuz. Bashkautor në Enciklopedija Slovenije (A-Ca), Lubjanë 1987. Pjesëmarrës në Seminarin Ndërkombëtar të Përkthimit të Letërsisë Sllovene, Novo Mesto, 17-22 gusht 2010.
Fitues i çmimit Pretnar 2013, çmimi më i rëndësishëm në Slloveni për përkthime të letërsisë sllovene në gjuhë tjera, i barasvlershëm me titullin e nderit Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene dhe i kulturave sllave.
Autor i librit “Antologjia e poezisë bashkëkohore sllovene”, 2008 dhe i “Fjalorit sllovenisht-shqip dhe shqip-sllovenisht” 2002 dhe 2009.
Përkthyes i dhjetëra titujve për fëmijë, të rinj e të rritur nga sllovenishtja: “Miku im Piki Jakob”, shkruar nga Kajetan Kovič; “Gjarpri nën gurë”, nga Željko Kozinc; “Burek.si?”, nga Jernej Mlekuž; “Gjenitë pa brekë”; “Nekropoli Nekropola”, nga Boris Pahor; “Druri pa emër”, nga Drago Jančar; “Frika i ka sytë e hapur”, nga Milan Dekleva etj.
Përkthime nga shqipja në sllovenisht: “Prilli i thyer”/Zlomljeni April, Ismail Kadare; “Kush e solli Doruntinën?”/Kdo je pripeljal Doruntino, Ismail Kadare (roman).
Përkthime në shqip nga gjuhë tjera (serbisht, kroatisht, gjuhë malaziase): Tuzi burim – Malësia qëllim; “Asgjë nuk është ashtu si duket se është”, Balša Brković; “Vetëm për ty”, Katarina Ulić etj.
Showing the single result
