Virgjil Muçi, autor i njohur në letërsinë për fëmijë, eshte nje nga perkthyesit me te njohur, ai ka sjellë në shqip shume vepra te medha: Kënga e Qyqes dhe Krimbi i mëndafshit nga R. Galbraith, botuar nga DITURIA, janë nga titujt më të suksesshëm që Virgjil Muçi ka shqipëruar për lexuesin e rritur. Ai ka perkthyer edhe për të vegjlit tituj te famshem, si: Pipi Çorapegjata nga Astrid Lindgren; Tre derrkucët dhe Rosaku i shëmtuar etj.
Është fituesi i Çmimit kombëtar Penda e Argjendtë 1997; Çmimit të Përkthimit 1998; Çmimit At Donat Kurtit 2009, dhënë nga Ministria e Kulturës etj.
Përrallat dhe tregimet e tij, si Shpatat nuk u ndryshkën, Si u bë kampione bretkosa Kuak, Rojtari i pyllit, Përralla shqiptare, vëll. I-IV, Shtrigat, Përralla shqiptare 100+1 natë, vëll. I, II janë shumë të dashura për të vegjlit. Disa libra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën italiane, si: Fiabe albanesi, Antologia della letteratura albanese contemporanea etj.