{"id":627,"date":"2021-05-10T12:39:00","date_gmt":"2021-05-10T12:39:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/?p=627"},"modified":"2021-05-11T12:49:16","modified_gmt":"2021-05-11T12:49:16","slug":"peizazhe-te-fjales-janis-ricos-shqip-nga-romeo-collaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/2021\/05\/10\/peizazhe-te-fjales-janis-ricos-shqip-nga-romeo-collaku\/","title":{"rendered":"Peizazhe t\u00eb fjal\u00ebs&#8221;\/ &#8220;JANIS RICOS SHQIP&#8221; nga Romeo \u00c7ollaku"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"359\" height=\"359\" src=\"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/122970107_10224095291751339_969004453853941467_n.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-629\" srcset=\"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/122970107_10224095291751339_969004453853941467_n.jpg 359w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/122970107_10224095291751339_969004453853941467_n-300x300.jpg 300w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/122970107_10224095291751339_969004453853941467_n-150x150.jpg 150w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/122970107_10224095291751339_969004453853941467_n-100x100.jpg 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 359px) 100vw, 359px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-wp-embed is-provider-peizazhe-te-fjales wp-block-embed-peizazhe-te-fjales\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"I0jbR7a0dC\"><a href=\"https:\/\/peizazhe.com\/2021\/05\/10\/janis-ricos-shqip\/\">JANIS RICOS SHQIP<\/a><\/blockquote><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; clip: rect(1px, 1px, 1px, 1px);\" title=\"&#8220;JANIS RICOS SHQIP&#8221; &#8212; Peizazhe t\u00eb fjal\u00ebs\" src=\"https:\/\/peizazhe.com\/2021\/05\/10\/janis-ricos-shqip\/embed\/#?secret=I0jbR7a0dC\" data-secret=\"I0jbR7a0dC\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe>\n<\/div><figcaption>Janis Ricosi ishte bir i nj\u00eb \u00e7ifligari q\u00eb, si pasoj\u00eb e disa reformave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme agrare, mbeti pothuajse trok\u00eb dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb dyert e \u00e7mendin\u00ebs. Poeti i nes\u00ebrm jetonte nd\u00ebrkaq vitet e mituris\u00eb, mosh\u00ebn kur ngjarjet e zhvillimet gjejn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb m\u00ebnyra dhe stampohen fort n\u00eb kujtes\u00eb. Pra, mund t\u00eb pritej fare mir\u00eb q\u00eb t\u00eb hidhte rr\u00ebnj\u00eb tek ai e, me kalimin e koh\u00ebs, t\u00eb harlisej nj\u00eb armiq\u00ebsi e betuar kundrejt \u00e7do bindjeje t\u00eb majt\u00eb. Nuk ndodhi asgj\u00eb e till\u00eb, dhe asgj\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt, ndodhi sakt\u00ebsisht e kund\u00ebrta. Pse e qysh, ne nuk kemi kurrfar\u00eb dijenie t\u00eb mjaftueshme dhe nuk e g\u00ebzojm\u00eb papjekurin\u00eb fatlume p\u00ebr t\u00eb ushtruar, te njer\u00ebz t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb, sportin aq arg\u00ebtues t\u00eb psikanalistit amator. Dim\u00eb q\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, af\u00ebrsisht, periudh\u00eb kur, edhe n\u00eb vendin ton\u00eb, disa njer\u00ebz, mendje\u00e7el\u00ebt ndoshta apo kureshtar\u00eb apo t\u00eb zem\u00ebruar apo egoist\u00eb e aventurier\u00eb, zun\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oheshin, mund t\u00eb ngulmoj\u00eb ndokush, a t\u00eb mashtroheshin, mund t\u00eb qes\u00ebndis\u00eb ndokush tjet\u00ebr, prej \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ardhm\u00ebrie n\u00ebn emblem\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe barazis\u00eb, Ricosi, i larguar tashm\u00eb nga portokallishtat e pafundme t\u00eb vendlindjes dhe i vendosur n\u00eb kryeqytetin grek, mes nj\u00eb mjedisi intelektual\u00ebsh e artist\u00ebsh, ia beson nd\u00ebrgjegjen filozofis\u00eb marksiste dhe e sheh t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb jap\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs, ndihmes\u00ebn e vet p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim sa m\u00eb t\u00eb ngutsh\u00ebm dhe sa m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj bote. Bashk\u00eb me ujin e shumt\u00eb q\u00eb rrodhi qysh prej atyre moteve, rrodhi edhe gjak me tepri, sidomos gjak i pafajsh\u00ebm, pam\u00eb t\u00eb rridhnin e t\u00eb venin d\u00ebm edhe shum\u00eb jet\u00eb, t\u00eb burgosura e t\u00eb internuara, t\u00eb shantazhuara e t\u00eb narkotizuara, dhe dal\u00ebngadal\u00eb sikur po u mbushet mendja edhe m\u00eb fanatik\u00ebve se \u00ebndrrat nuk u send\u00ebrtuakan me zor, se asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i ndjesh\u00ebm nuk u arritka n\u00eb \u00e7ast, pasi, aq sa e ligjshme d\u00ebshira e njeriut p\u00ebr at\u00eb dit\u00ebn v\u00ebrtet t\u00eb bardh\u00eb, po aq edhe e kufizuar n\u00eb vet\u00ebm pak dekada p\u00ebrvoja e tij, ndaj dhe krejt i paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb hesape e grafik p\u00ebrdoruesit t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr etaloni. Ndon\u00ebse Ricosi u q\u00ebndroi pik\u00ebpamjeve t\u00eb veta politike besnik deri n\u00eb fund, dometh\u00ebn\u00eb deri edhe dy dit\u00eb pas p\u00ebrvjetorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, mund t\u00eb themi se ndryshimet e vazhduesh\u00ebm q\u00eb i p\u00ebsuan, dal\u00ebngadal\u00eb, tematika dhe gjith\u00eb p\u00ebrmbajtja e krijimtaris\u00eb, por edhe atmosfera, por edhe manierat, por edhe intensiteti i z\u00ebrit, na e kumtojn\u00eb t\u00ebrthorazi nj\u00ebfar\u00eb skepticizmi n\u00eb rritje, mbase edhe nj\u00ebfar\u00eb zhg\u00ebnjimi. Diku n\u00eb vitet \u201980, Drit\u00ebro Agolli botoi nj\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike me titull \u00abUdh\u00ebtoj i menduar\u00bb. Titull q\u00eb m\u00eb duket goxha dometh\u00ebn\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se jo fort t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb shprehje, ndodh ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb udh\u00ebtimi i Ricosit t\u00eb m\u00eb kujtoj\u00eb udh\u00ebtimin e Drit\u00ebroit, ose anasjelltazi. Por, natyrisht, nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb rrug\u00ebs, ciladoqoft\u00eb kjo, iu fut\u00ebn me entuziaz\u00ebm dhe e mbyll\u00ebn me mendim. Ricosi, shpres\u00ebtari i dikursh\u00ebm i nj\u00eb bote t\u00eb re, i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb lumtur njer\u00ebzore, z\u00eb e u k\u00ebndon pastaj d\u00ebshirave t\u00eb trupit, apo u kushton v\u00ebmendje zakoneve dhe imt\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, zymt\u00ebsohet ca m\u00eb von\u00eb p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb e gjallimit, rr\u00ebmbehet her\u00eb pas here nga mermeret e nga hiret e antikitetit a nga doket e nga premtimet e dogm\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb dhe, n\u00eb fund fare, n\u00eb muzgun e jet\u00ebs, na tregon nj\u00eb bim\u00eb luledielli q\u00eb, nd\u00ebrsa deri at\u00ebher\u00eb v\u00ebshtronte pa pushim diskun e zjarrt\u00eb n\u00eb qiell, tashm\u00eb ka ulur kok\u00ebn dhe sheh ve\u00e7 balt\u00ebn e zez\u00eb. Fqinj\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt se me Agollin, Ricosi ka me disa poet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb europian\u00eb, kryesisht francez\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi kritik\u00ebve ta rreshtojn\u00eb. Poet\u00eb surrealist\u00eb dhe komunist\u00eb a socialist\u00eb, si Paul Eluard, Louis Aragon apo edhe gjermani Bertold Brecht. N\u00eb ndryshim nga k\u00ebta, Ricosi, n\u00eb nj\u00eb Greqi diktaturash e qeverisjesh skajshm\u00ebrisht t\u00eb djathta, vuajti t\u00eb zit\u00eb e ullirit p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij politike, u d\u00ebnua, njohu internimin n\u00eb disa ishuj, sot piktoresk\u00eb e turistik\u00eb, q\u00eb ta ka \u00ebnda t\u2019i bredh\u00ebsh, por aso here t\u00eb shkret\u00eb e t\u00eb that\u00eb. Edhe ai nuk e paditi kurr\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, zbatimin n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb tij, mir\u00ebpo as pati, si Sartre-i me shok\u00eb, pandjeshm\u00ebrin\u00eb t\u00eb thoshte se duhej b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vesh shurdh e nj\u00eb sy qorr kundrejt gulag\u00ebve e kampeve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrimit p\u00ebr t\u00eb mos i prer\u00eb hovin pun\u00ebtoris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Me gjas\u00eb, Ricosi nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00ebsuar gj\u00eb rreth atyre mizorive. Jo m\u00eb larg se para nja dy vjet\u00ebsh, u debatua n\u00eb shtypin grek rreth nj\u00eb interviste t\u00eb poetit dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 1977, pas nj\u00eb kthimi t\u00eb tij prej Mosk\u00ebs, epiqendr\u00ebs s\u00eb totalitarizmit, ku e pat\u00ebn vler\u00ebsuar me Nobelin e fukarenjve, me \u00e7mimin Lenin q\u00eb jepej n\u00eb Bllok atyre moteve. Ne e kemi t\u00eb leht\u00eb ta mir\u00ebkuptojm\u00eb ngaz\u00ebllimin e Ricosit t\u00eb asaj interviste, sepse e dim\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb vendin ton\u00eb, edhe n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn Lindore, autoritetet kujdeseshin t\u2019u d\u00ebftonin mysafir\u00ebve t\u00eb huaj vet\u00ebm ballin\u00ebn vezulluese t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb. Ricosi vizitoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shteteve q\u00eb pretendonin se merreshin me nd\u00ebrtimin e socializmit, disa prej t\u00eb cil\u00ebve sot nuk gjenden m\u00eb n\u00eb hart\u00eb. Pa Rumanin\u00eb, R.D.Gj.-n\u00eb, \u00c7ekosllovakin\u00eb, Hungarin\u00eb, Bullgarin\u00eb. Kurse n\u00eb republik\u00ebn e mb\u00ebshtetur t\u00ebr\u00ebsisht te forcat e veta, edhe pse nuk e ndanin kushedi se sa kilometra me t\u00eb, nuk erdhi asnj\u00ebher\u00eb. Mbase dhe nga parandjenja e nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb rrufesh\u00ebm e \u00e7armatos\u00ebs. Por vepra i ka mb\u00ebrritur mjaft her\u00ebt n\u00eb vendin e n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, qysh n\u00eb vitet \u201860. M\u00eb s\u00eb pari, n\u00eb mos gabofsha, fal\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb Spiro \u00c7omor\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrktheu poem\u00ebn \u00abM\u00ebhallat e bot\u00ebs\u00bb, jehona e s\u00eb cil\u00ebs vazhdonte, mbaj mend, t\u00eb ndjehej e mpreht\u00eb edhe rreth dy dekada m\u00eb von\u00eb, kur filloja un\u00eb t\u00eb njihesha me let\u00ebrsin\u00eb, dhe, si\u00e7 mund ta keni v\u00ebn\u00eb re, ende nuk \u00ebsht\u00eb platitur. Po t\u00eb pyesim m\u00eb t\u00eb vjetrit, do t\u00eb na thon\u00eb q\u00eb, megjith\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb angazhuar, me frym\u00eb revolucionare, kishte shum\u00eb poezi brenda n\u00eb t\u00eb, kishte nj\u00eb figuracion t\u00eb zgjedhur, t\u00eb tjet\u00ebrsojt\u00eb p\u00ebr rrethanat e k\u00ebtushme, t\u00eb papajtuesh\u00ebm me retorik\u00ebn gati-gati fejtoniste t\u00eb disa poemave q\u00eb, gjat\u00eb asaj periudhe, l\u00ebvroheshin shqip n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb propagand\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr lib\u00ebr po aq gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebs ka qen\u00eb edhe nj\u00eb antologji e poezis\u00eb s\u00eb re greke, me kapak t\u00eb bardh\u00eb e me faqet prej letre t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb keqe, q\u00eb u hodh n\u00eb qarkullim nga sht\u00ebpia botuese \u00abNaim Frash\u00ebri\u00bb n\u00eb vitin 1986. E p\u00ebrmenda vet\u00ebm e vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb na tregoj\u00eb di\u00e7ka. Te p\u00ebrzgjedhja n\u00eb fjal\u00eb, tre nga kat\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Greqis\u00eb moderne \u2013 Kavafis, Seferis dhe Elitis \u2013 jan\u00eb p\u00ebrkthyer prej poetit dhe prozatorit q\u00eb kishte filluar t\u00eb mbisundonte duksh\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn letrare shqiptare. Kurse p\u00ebrkthimet e poezive t\u00eb Ricosit, k\u00ebtij emri pothuajse po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa tre t\u00eb par\u00ebt, porse \u00abt\u00eb stigmatizuar\u00bb ama me etiket\u00ebn e t\u00eb angazhuarit, jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga Agolli e disa t\u00eb tjer\u00eb dhe jo nga nj\u00eb Kadare tanim\u00eb i velur prej realizmit socialist. Vazhdojm\u00eb.<br>Ca m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1990 ose 1991, nuk m\u00eb kujtohet mir\u00eb, u botua numri i par\u00eb, dhe i parafundit, i nj\u00eb reviste q\u00eb titullohej Bota Letrare, ku, krahas disa poet\u00ebve e prozator\u00ebve t\u00eb pahasur kurrkund m\u00eb par\u00eb nga shumica e lexuesve shqiptar\u00eb \u2013 si Camus, Sorescu e Mahfuz \u2013, paraqitet, n\u00eb p\u00ebrkthimin e Besnik Mustafajt, nj\u00eb cik\u00ebl i gjer\u00eb poezish t\u00eb Ricosit. Po aq befasues edhe ky sa t\u00eb panjohurit e sip\u00ebrp\u00ebrmendur; nj\u00eb tjet\u00ebr Ricos, t\u00eb cilin ve\u00e7 nj\u00eb tejz\u00eb e mezidallueshme e lidh me poetin e \u00abM\u00ebhallave\u00bb, nj\u00eb Ricos i err\u00ebt, abstrakt, nj\u00eb poezi e kulluar, e shk\u00ebputur nga tematikat e m\u00ebdha dhe e p\u00ebrqendruar te nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb \u00e7ik\u00ebrrimat e lumtura a t\u00eb mundimshme q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb kalimtare. Qysh at\u00ebher\u00eb e deri n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjesh nga vepra e Ricosit kan\u00eb par\u00eb drit\u00ebn e botimit n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb Prishtin\u00eb. Thuajse \u00e7do p\u00ebrkthyes i let\u00ebrsis\u00eb greke n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb nuk rri pa p\u00ebrkthyer edhe gj\u00eb a gj\u00eb nga Ricosi, nj\u00eb vjersh\u00eb, nj\u00eb cik\u00ebl, nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb. Nuk jam thelluar, por se\u00e7 kam nj\u00eb p\u00ebrshtypje se, nga gjith\u00eb poet\u00ebt e huaj q\u00eb kemi njohur n\u00eb Shqip\u00ebri, por nga t\u00eb gjith\u00eb ama, Ricosi mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i lexuari a m\u00eb i p\u00eblqyeri. Dhe pa dyshim q\u00eb, sidomos gjat\u00eb 30-40 vjet\u00ebve pararend\u00ebs, ka ushtruar nj\u00eb ndikim t\u00eb qart\u00eb te disa prej poet\u00ebve tan\u00eb. \u00c7ka do t\u00eb ishte e pashmangshme pas gjith\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrkthimeve e leximeve t\u00eb nj\u00eb vepre me kaq pesh\u00eb. Ma ha mendja se, dhe viteve q\u00eb vijn\u00eb, emri i poetit Janis Ricos ka p\u00ebr t\u2019u shfaqur aty-k\u00ebtu mbi kopertinat e librave t\u00eb rinj q\u00eb do t\u00eb botohen n\u00eb shqip. Edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj q\u00eb sh\u00ebnova n\u00eb paragrafin e m\u00ebsip\u00ebrm: njohja e vepr\u00ebs jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebllimshme t\u00eb Ricosit nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar, nuk \u00ebsht\u00eb shteruar as n\u00eb vendin e n\u00eb gjuh\u00ebn e tij. P\u00ebr kritik\u00ebt, studiuesit dhe historian\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb greke, Ricosi p\u00ebrfshihet n\u00eb t\u00eb spikaturin brez i viteve \u201930. Kur kam shkruar, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr Seferisin dhe Elitisin, jam ndalur ca, detyrimisht, te r\u00ebnd\u00ebsia e prurjes n\u00eb fjal\u00eb. Ricosi ishte, mund t\u00eb themi, v\u00ebrsnik me k\u00ebta dy poet\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb krye t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Pak m\u00eb i vog\u00ebl se Seferisi e pak m\u00eb i madh se Elitisi n\u00eb mosh\u00eb, t\u00eb tre e b\u00ebn\u00eb debutimin n\u00eb letra di\u00e7ka pas vitit 1930. Rrethoheshin edhe prej bashk\u00ebmoshatar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, mjaft t\u00eb dhuntish\u00ebm, por q\u00eb nuk qenk\u00ebsh th\u00ebn\u00eb t\u00eb g\u00ebzonin jasht\u00eb Greqis\u00eb pritjen e ngroht\u00eb q\u00eb do t\u2019u rezervohej k\u00ebtyre. Po flasim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kur let\u00ebrsia greke mbret\u00ebrohej prej sovranit t\u00eb rrudh\u00ebt Kostis Palamas, fjala e t\u00eb cilit ishte ligj dhe, q\u00eb nga lart\u00ebsia e fronit, i akordonte titullin e poetit ndonj\u00eb z\u00ebri q\u00eb e gjykonte v\u00ebrtet premtues. M\u00eb pas u pa se, ngaq\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsia ia d\u00ebmtuak\u00ebsh kur e kur nuhatjen, edhe kishte gabuar, por vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb dhe aspak n\u00eb rastin e Ricosit, p\u00ebr t\u00eb cilin, m\u00eb 1936, u shpreh: \u00abPo m\u00ebnjanohemi, Poet, q\u00eb t\u00eb kalosh\u00bb. \u00abLegjendat\u00bb, \u00abP\u00ebrmasa e kat\u00ebrt\u00bb, \u00abAksion Esti\u00bb iu drejtuan, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit popull dhe u p\u00ebrqafuan, atje-atje, nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. U shoq\u00ebruan, pastaj, me muzik\u00eb, nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt kompozitor\u00eb, m\u00eb i shquari, nuk e di n\u00ebse edhe m\u00eb virtuozi, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, Mikis Theodhoraqis. \u00cbsht\u00eb e njohur, p\u00ebrtej kantatave, edhe nj\u00eb fotografi e k\u00ebtij me Elitisin dhe Ricosin, nj\u00eb pamje ku gurgullon p\u00ebrzem\u00ebrsia. E megjithat\u00eb, pas sinkronis\u00eb s\u00eb nisjes, pikat e takimit mes Seferisit e Elitisit, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe, nga ana tjet\u00ebr, Ricosit, do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm thelb\u00ebsore, vet\u00ebm n\u00eb vepra, vet\u00ebm n\u00eb poezit\u00eb e tyre, dhe pothuajse askund gjetk\u00eb. Jetuan, p\u00ebrgjat\u00eb disa harqeve kohor\u00eb, t\u00eb tre n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, n\u00eb Athin\u00eb, e, prap\u00ebseprap\u00eb, dy t\u00eb par\u00ebt, shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, nuk iu qas\u00ebn p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast Ricosit dhe as ky nuk e theu ndonj\u00ebher\u00eb vendosm\u00ebrisht akullin p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzier n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e tyre. Qen\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs e bashk\u00ebqytetar\u00eb, porse \u2013 dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu doja t\u00eb dilja \u2013 n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga ideologjit\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjakur nga luftrat bot\u00ebrore e civile e t\u00eb shtypur nga junta. Gjithsesi, n\u00eb fund, midis viteve 1970-1990, i dhan\u00eb poezis\u00eb vendin q\u00eb i takon dhe gjet\u00ebn m\u00ebnyr\u00ebn, qoft\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrkor\u00eb, p\u00ebr t\u2019ua pohuar vlerat pun\u00ebve t\u00eb shoshoqit. Dhe pun\u00ebve t\u00eb Ricosit, po e p\u00ebrs\u00ebris, u jan\u00eb njohur, pohuar e regjistruar ve\u00e7 nj\u00eb pjes\u00eb e vlerave. Edhe ngaq\u00eb, kurdoher\u00eb, hijeshit\u00eb dhe grishjet e poezis\u00eb s\u00eb mir\u00eb zbulohen me nj\u00eb ngadal\u00ebsi tekanjoze, por edhe ngaq\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast tejet t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e anemban\u00eb koh\u00ebve dhe gjuh\u00ebve. Dometh\u00ebn\u00eb, pasi hyjm\u00eb n\u00eb katin n\u00ebndhes apo p\u00ebrdhes t\u00eb nj\u00eb librarie t\u00eb Athin\u00ebs, pasi gjejm\u00eb nja dhjet\u00eb rafte plot e p\u00ebrplot me libra t\u00eb Ricosit, t\u00ebrheqim nj\u00eb e aq prej atyre nj\u00ebqind e kusur p\u00ebrmbledhjeve poetike q\u00eb botoi, dhe, duke e shfletuar, shohim me habi, posht\u00eb shum\u00eb, dhjet\u00eb a nj\u00ebzet a edhe m\u00eb shum\u00eb vjershave, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb. Dhe, nd\u00ebrkaq, t\u00eb tjer\u00eb dengje letrash, t\u00eb zverdhura nga tymi i duhanit e i koh\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb dalin prej sirtar\u00ebsh e baulesh, vandak\u00eb fletoresh me bukurshkrim, p\u00ebr t\u2019iu shtuar opusit t\u00eb nj\u00eb gjeneratori t\u00eb pareshtur t\u00eb rrym\u00ebs poetike.<br>(c) 2021, Romeo \u00c7ollaku. T\u00eb gjitha t\u00eb drejtat t\u00eb rezervuara.<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"379\" src=\"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-1024x379.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-575\" srcset=\"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-1024x379.jpg 1024w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-300x111.jpg 300w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-768x284.jpg 768w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-1536x569.jpg 1536w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-2048x759.jpg 2048w, https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/180344667_4300774659941854_7607585504495037568_n-600x222.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"https:\/\/peizazhe.com\/2021\/05\/10\/janis-ricos-shqip\/?fbclid=IwAR265yAErug3exOwTjC7THN_IttP9nyODafaxuS0N8Ut7x5I9RP2Fr529SU Janis Ricosi ishte bir i nj\u00eb \u00e7ifligari q\u00eb, si pasoj\u00eb e disa reformave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme agrare, mbeti pothuajse trok\u00eb dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb dyert e \u00e7mendin\u00ebs. Poeti i nes\u00ebrm jetonte nd\u00ebrkaq vitet e mituris\u00eb, mosh\u00ebn kur ngjarjet e zhvillimet gjejn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb m\u00ebnyra dhe stampohen fort n\u00eb kujtes\u00eb. Pra, mund t\u00eb pritej fare [...]","protected":false},"author":1,"featured_media":628,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":{"0":"post-627","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-blogu","8":"entry"},"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=627"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/627\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":632,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/627\/revisions\/632"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/media\/628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/journey_literary\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}