Njohës i mirë i gjermanishtes, i anglishtes, i italishtes, i frëngjishtes e i turqishtes dhe përkthyes i shumë librave. Siddharta nga H. Hesse, “Moisiu i Mikelanxhelos” nga S. Freud; tregime e novela nga H. von Hoffmannsthal, H. Mann, G. Benn, J. Roth, K. Valentin, R. Musil etj. Është bashkëpërkthyes i vëllimit poetik Kann keine Trauer sein (Nuk mund të jetë zi), nga G. Benn. Kontribues në vëllimin dygjuhësh (shqip – gjermanisht) “Përrallë dimri – ABC e përkthimit letrar”; Ein Wintermärchen – Kleine Fibel der literarischen Übersetzung”, me ese e artikuj teorikë mbi përkthimin letrar, përshkrim përvojash, dhe përkthime poezie e proze.
Nga italishtja: “Gruaja leopard” nga A. Moravia, si dhe “Kronika e Tursun Beut”. Nga anglishtja: “Perandoria Osmane. Periudha klasike 1300-1600” nga H. Inalcik; bashkëpërkthim “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne” nga S. Show etj.. Autor i monografisë “Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental”, i një numri artikujsh në revista shkencore etj.. Fitues i çmimit të parë për përkthimin në shqip të poetit gjerman G. Benn, më 1998 nga shoqata kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”.
Showing the single result
