Flavia Kaba ka studiuar në shkollën e mesme “Safiye Sultan Kiz Koleji”, Stamboll. Më 2001-2006 kreu studimet universitare në Fakultetin e Gjuhës, të Historisë dhe Gjeografisë në Universitetin e Ankarasë, ku u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Spanjolle. Ka kryer specializime në fushën e letërsisë në universitetin Complutense në Madrid. Nga 2010 është pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.Ka marrë titullin doktore e shkencave letrare. Ka kryer shumë kualifikime e trajnime brenda dhe jashtë vendit. Autore artikujsh e studimesh të botuara në revista shkencore e kulturore brenda dhe jashtë vendit për hapësirën e përbashkët kulturore spanjolle dhe latino-amerikane, për aspektet stilistike të letërsisë spanjolle etj. Ka marrë pjesë në seminare, konferenca, kolokiume, workshope në Universitetin e Tiranës për probleme të përkthimit, të semantikes, të morfologjisë apo sintaksës së spanjishtes, të letërsisë spanjolle dhe latino-amerikane, të spanjishtes si gjuhë e huaj e dytë etj. Shkruan në revista të ndryshme, të specializuara për probleme të përkthimit, për autorë dhe për letërsinë spanjolle e latino-amerikane. Është e pranishme në mediat kulturore si specialiste për letërsinë dhe autorë spanjollë e latino-amerikanë.
Është përkthyese nga origjinali e katër romaneve të autorit spanjoll Carlos Ruiz Zafón: I burgosuri i Qiellit, Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës, Dritat e shtatorit. Në proces përkthimi Labirinti i shpirtrave, nga po ky autor.
Showing the single result
