Lavjerrësi i Fukoit
Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në vitet ’60 deri më 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri te ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës. Kurse natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris, ngjarja merr jete. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë qe botojnë “nga xhepi i tyre”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrare mendjen shume, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.
#CreativeEurope #Storytellingthelife #diituriabooks
Rreth përkthyesit
Shpëtim Çuçka
Lindi më 1950 në Tiranë. Kreu studimet në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja më 1969 në degën e gjuhëve klasike (latinishte, greqishte e vjetër). Studimet universitare i kreu në universitetin La Sapienza të Romës më 1976, në drejtimin e Filologjisë klasike. Më 1977 nisi punën si përkthyes i letërsisë artistike pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri (Tiranë). Më pas punoi si pedagog në katedrën e italishtes të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme (drejtor, shef kabineti, ambasador i Shqipërisë në Rusi, i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Itali dhe Egjipt). Përkthen rregullisht nga latinishtja, greqishtja e vjetër, italishtja, rusishtja, gjermanishtja, frëngjishtja dhe anglishtja. Deri më sot ka përkthyer mbi 40 vepra artistike (në prozë dhe vargje). Përmendim: Tregime, I. Calvino; Dekameroni, G. Boccaccio; Këshilli i Egjiptit, Secilit hakun, L. Sciascia; Zjarret e Bazentos, R. Nigro; Mes dy detesh, C. Abate; Historia e Bukurisë, Si shkruhet një punim diplome, U. Eco; Njerëz të shquar të lashtësisë, Plutarku; Proza latine (disa autorë); Kushtetuta e athinasve, Aristoteli; Persët dhe Lutëset (në vargje), Eskili; Filokteti (në vargje), Sofokliu; Grerakët dhe Pluti (në vargje), Aristofani; Fausti (përkthim i plotë në vargje) dhe Torkuato Taso (në vargje), J.W. Goethe; Përralla të zgjedhura, W. Hauff; Princi i vogël, Antoine de Saint-Exupéry; Fillesat e rendit politik, F. Fukuyama, Vepra 1-2, L. N. Tolstoi. Fitues i çmimit “Përkthyesi i vitit” nga juritë e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në vitet 2006 (për përkthimin e Zjarret e Bazentos) dhe 2011 (për përkthimin e Historia e Bukurisë), i çmimit “Fan Noli” për vitin 2008 nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë (për përkthimin e Fausti), i çmimit special të përkthimit “Fan Noli” nga juria e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë më 2015.