{"id":2919,"date":"2016-05-02T18:18:22","date_gmt":"2016-05-02T18:18:22","guid":{"rendered":"http:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/?p=2919"},"modified":"2016-05-24T12:44:12","modified_gmt":"2016-05-24T12:44:12","slug":"fate-te-fotografuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/2016\/05\/02\/fate-te-fotografuara\/","title":{"rendered":"Fate t\u00eb fotografuara &#8211; romani mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs &#8220;Dru qershie dhe ndjenja t\u00eb vjetra\u201d i shkrimtares Marica Bodro\u017ei\u0107"},"content":{"rendered":"<p><em>Sot, romani \u201cDru qershie dhe ndjenja t\u00eb vjetra\u201d i shkrimtares kroato-gjermane Marica Bodro\u017ei\u0107, i botuar n\u00eb shqip nga Sh. B. DITURIA, me mb\u00ebshtetjen e programit Europa Krijues, t\u00eb Bashkimit Europian, arrin t\u00eb ringjall\u00eb ndjenja t\u00eb vjetra e t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb kujtime t\u00eb shkuara n\u00eb ve\u00e7anti lexuesit shqiptar\u00eb q\u00eb, si un\u00eb, i p\u00ebrkasin brezit t\u00eb viteve \u201980<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Edvin Cami<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Uj\u00ebrat afronin n\u00eb brigjet e liqenit shishe t\u00eb zbrazura shampoje. F\u00ebmij\u00ebt nguteshin e nganj\u00ebher\u00eb grindeshin q\u00eb t\u2019i rr\u00ebmbenin, t\u2019i kundronin nga af\u00ebr e t\u2019u ndienin arom\u00ebn. E dinin se ato vinin nga uj\u00ebrat e Jugosllavis\u00eb s\u00eb asaj kohe, nga brigjet e Ohrit a t\u00eb Strug\u00ebs. Jo vet\u00ebm aroma, por edhe forma dhe ngjyra e ambalazhit linte nj\u00eb mbres\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb d\u00ebshmitar i skenave t\u00eb tilla n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, kur jam gjendur ndonj\u00ebher\u00eb me pushime n\u00eb brigjet e liqenit t\u00eb Pogradecit. Edhe un\u00eb vet\u00eb ruaja n\u00eb sht\u00ebpi kuti \u00e7okollatash e \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u00ebsh q\u00eb m\u2019i d\u00ebrgonin kush\u00ebrinj prej shqiptar\u00ebve t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Pasi p\u00ebrmbajtja konsumohej, ambalazhi, ngjyrat dhe mbi t\u00eb gjitha aromat ruheshin dhe nd\u00ebrtonin p\u00ebrfytyrimin e idealizuar p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb vendin fqinj. I ndihmonin k\u00ebtij p\u00ebrfytyrimi edhe pamjet e televizionit t\u00eb Beogradit; pamje q\u00eb zhurmuesit e sinjalit televiziv synonin n\u00eb mos t\u2019i b\u00ebnin t\u00eb padukshme, s\u00eb paku t\u2019ua humbnin shk\u00eblqimin.<\/p>\n<p>Sot, romani \u201cDru qershie dhe ndjenja t\u00eb vjetra\u201d i shkrimtares kroate-gjermane Marica Bodro\u017ei\u0107, i botuar n\u00eb shqip nga Sh. B. DITURIA, me mb\u00ebshtetjen e programit Europa Krijues, t\u00eb Bashkimit Europian, arrin t\u00eb ringjall\u00eb ndjenja t\u00eb vjetra e t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb kujtime t\u00eb shkuara n\u00eb ve\u00e7anti lexuesit shqiptar\u00eb q\u00eb, si un\u00eb, i p\u00ebrkasin brezit t\u00eb viteve \u201980. Autorja e lindur n\u00eb ish-Jugosllavi, n\u00eb retrospektiv\u00ebn e saj gjysmautobiografike, e nis rind\u00ebrtimin e kujtes\u00ebs s\u00eb protagonistes s\u00eb vet, Arjeta Filipo, pik\u00ebrisht nga vitet kur aroma e nj\u00eb shisheje t\u00eb zbrazur shampoje n\u00eb brigjet e Pogradecit dehte me Jugosllavi f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por shkrimtarja gjendej n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telit me gjemba. Ajo nuk mund ta dinte se si e idealizonim ne realitetin e vendit t\u00eb saj. Dhe si ne, edhe ajo, teksa rr\u00ebfen n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e personazhit t\u00eb saj, tregon p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri q\u00eb idealen e shihte jasht\u00eb vendit t\u00eb vet. Arjeta p\u00ebrshkruhet tek ec\u00ebn n\u00eb bregdetin e Istrias me d\u00ebshir\u00ebn e brendshme prej f\u00ebmije p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Italin\u00eb, ku e p\u00ebrfytyronte qiellin m\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr dhe diellin m\u00eb ndri\u00e7ues dhe ku kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb emigronte, \u201cte Xhovan\u00ebt e Xhovanat, larg prej Ivan\u00ebve dhe Ivanave\u201d, si\u00e7 rr\u00ebfen ajo.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa neve, shqiptar\u00ebve t\u00eb skamur t\u00eb asaj kohe, t\u00eb ndryr\u00eb kolektivisht n\u00eb burgosje absolute, do t\u00eb na dilte e tepronte edhe aq liri relative sa g\u00ebzonin qytetar\u00ebt e ish-Jugosllavis\u00eb, \u201cIvan\u00ebt e Ivanat\u201d, autorja flet p\u00ebr p\u00ebrndjekjen politike, p\u00ebr Goli Otokun, ishullin e t\u00eb internuarve t\u00eb regjimit, e p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb ne nuk mund ta shihnim, pasi k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb realitetit nuk mund t\u00eb na e sillte uj\u00ebt e liqenit t\u00eb Ohrit. Madje as f\u00ebmij\u00ebt e ish-Jugosllavis\u00eb, si Arjeta, mund t\u00eb mos e shihnin p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe at\u00eb realitet, sepse prind\u00ebrit, si zakonisht n\u00eb situata t\u00eb tilla, ngjash\u00ebm me skenarin e filmit \u201cJeta \u00ebsht\u00eb e bukur\u201d, synonin t\u2019i mbanin f\u00ebmij\u00ebt larg telasheve t\u00eb t\u00eb rriturve.<\/p>\n<p>Ndaj edhe Arjeta dhe v\u00ebllez\u00ebrit e saj shijonin pushimet n\u00eb Istria dhe k\u00ebndonin s\u00eb bashku n\u00eb udh\u00ebtime k\u00ebng\u00ebn e Lepa Bren\u00ebs \u201c\u017divela Jugoslavija\u201d, deri n\u00eb \u00e7astin kur f\u00ebmij\u00ebria kaloi pa u ndier dhe erdhi p\u00ebrballja me nj\u00eb realitet t\u00eb pav\u00ebn\u00eb re m\u00eb par\u00eb. Fillimisht njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt, n\u00eb sirtar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve gjendet ndonj\u00eb gazet\u00eb sovjetike, zhduken papritmas dhe nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e protagonistes. M\u00eb pas fundi i utopis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb kombeve n\u00ebn ish-Jugosllavi, lufta, t\u00eb sht\u00ebnat q\u00eb mendohej se vinin vet\u00ebm prej filmave me partizan\u00eb q\u00eb transmetonte televizioni, tragjedit\u00eb familjare, gjenocidi, largimi nga vendi, studimet n\u00eb Paris, jeta n\u00eb Berlin, l\u00ebndimet e brendshme n\u00eb koh\u00eb paqeje\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb retrospektiv\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrton n\u00eb vetmin\u00eb e vet, protagonistja e romanit nuk synon thjesht t\u00eb kujtoj\u00eb. Ajo ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb mes harres\u00ebs dhe kujtes\u00ebs; t\u00eb mbaj\u00eb mend e t\u00eb rikrijoj\u00eb holl\u00ebsit\u00eb e gjith\u00e7kaje q\u00eb ka qen\u00eb e bukur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e vet, por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb fshij\u00eb nga kujtesa gjith\u00e7ka q\u00eb e ka l\u00ebnduar e i ka shkaktuar plag\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i vjen n\u00eb ndihm\u00eb n\u00ebna, q\u00eb gjithashtu n\u00eb p\u00ebrpjekjen e vet p\u00ebr t\u00eb harruar, ia sjell vazhdimisht t\u00eb kaluar\u00ebn Arjet\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb form\u00ebn e qeseve plastike plot me fotografi.<\/p>\n<p>N\u00eb kujtes\u00ebn letrare p\u00ebr gjenocidin dhe \u00e7njer\u00ebzoren e luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi, shkrimtarja nuk ndalet te fatet e m\u00ebdha, te heroizmat e trimave, tek emrat e kriminel\u00ebve t\u00eb njohur e tashm\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore, apo te pasojat politike t\u00eb luft\u00ebs. Ajo mundohet t\u00eb ve\u00e7oj\u00eb njer\u00ebzoren, fatet e vogla t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb u prek\u00ebn prej pasojave t\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb nuk e kishin pritur e (ndoshta) nuk e kishin dashur. Protagonistja kujton holl\u00ebsi e emra p\u00ebr \u00e7do shpirt t\u00eb bukur q\u00eb lufta e l\u00ebndoi sado pak, e shprehur kjo qoft\u00eb edhe me identitetin individual, etnik e fetar t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb m\u00ebngjeseve e detyronin t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi teksa p\u00ebrpiqej t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Por autorja nuk ka emra p\u00ebr dukurit\u00eb negative, nuk e identifikon t\u00eb keqen p\u00ebrmes lokalizimit n\u00eb nj\u00eb vend apo identifikimit n\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm. K\u00ebshtu, ajo flet p\u00ebr \u201cqytetin e rrethuar\u201d q\u00eb nj\u00eb lexues ballkanas, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave, e ka t\u00eb leht\u00eb ta marr\u00eb me mend se \u00ebsht\u00eb Sarajeva. Por nj\u00eb lexues m\u00eb i larg\u00ebt dhe\/ose m\u00eb global, q\u00eb lexon pa u interesuar p\u00ebr rrethanat jasht\u00ebletrare dhe mundohet ta kuptoj\u00eb tekstin n\u00eb optik\u00ebn e \u201cvdekjes s\u00eb autorit\u201d, mund ta gjej\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin realitet t\u00eb qytetit t\u00eb rrethuar m\u00eb pran\u00eb vetes, ndoshta n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kontinent, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr qytet, ku qenia njer\u00ebzore sillet nj\u00eblloj, vret nj\u00eblloj, vuan nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr linj\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon romanin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, krahas kujtes\u00ebs, nj\u00eb realitet jete mes Parisit dhe Berlinit. Aty nuk ka luft\u00eb, nuk ndihen zhurma artilerie. Por qenia njer\u00ebzore, edhe pse g\u00ebzon, l\u00ebndohet e vuan gjithsesi. Studimet e filozofis\u00eb e t\u00eb arteve, marr\u00ebdh\u00ebniet e nd\u00ebrlikuara shoq\u00ebrore, joshja prej dashuris\u00eb, vendimet e papjekura t\u00eb mosh\u00ebs studentore, pasojat e dor\u00ebzimit ndaj ndjenjave dhe shp\u00ebrfilljes s\u00eb arsyes, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndryshime t\u00eb papritura t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb jet\u00ebs, mes vajzash t\u00eb reja q\u00eb nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqen t\u00eb studiojn\u00eb e t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb t\u00eb vetme jet\u00ebn, detyrohen t\u00eb rrisin f\u00ebmij\u00ebt e shoqeve pasi frytet e shtatz\u00ebnive t\u00eb veta t\u00eb pad\u00ebshiruara i kan\u00eb dhuruar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb t\u00eb tjera familje.<\/p>\n<p>E n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb p\u00ebrballjes me egoizmin te vetja dhe tek t\u00eb tjer\u00ebt, protagonistja gjen gjithmon\u00eb n\u00eb krah miq t\u00eb mir\u00eb, si ornitologu Misha Vajsband, q\u00eb flet me pasion p\u00ebr zogjt\u00eb, p\u00ebr pem\u00ebt, p\u00ebr bim\u00ebt. E bashk\u00eb me zogjt\u00eb, edhe qielli, p\u00ebrskuqja e tij n\u00eb per\u00ebndim, her\u00eb pas here edhe val\u00ebt e detit, jan\u00eb ato q\u00eb e ndri\u00e7ojn\u00eb romanin dhe nuk lejojn\u00eb q\u00eb kujtimet e trishta t\u00eb krijojn\u00eb zymt\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, qeseve plastike me fotografi, t\u00eb sjella nga n\u00ebna, u shtohen albumet e fotografit Arik, q\u00eb ka fiksuar n\u00eb polaroid thuajse \u00e7do holl\u00ebsi prej jet\u00ebs s\u00eb Arjet\u00ebs pasi ajo mb\u00ebrriti n\u00eb Paris. K\u00ebshtu, protagonistja ka mund\u00ebsin\u00eb ta rishikoj\u00eb, e ta rikujtoj\u00eb ta rip\u00ebrjetoj\u00eb jet\u00ebn e vet pa humbur asnj\u00eb detaj, t\u00eb shoh\u00eb fatin e saj t\u00eb lidhur me fatet e njer\u00ebzve q\u00eb e shoq\u00ebruan her\u00eb pas here dhe t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb bukur e t\u00eb shtyj\u00eb drejt harres\u00ebs gjith\u00e7ka t\u00eb zymt\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, tryeza e b\u00ebr\u00eb prej drurit t\u00eb qershis\u00eb, q\u00eb e shoq\u00ebron protagonisten kudo q\u00eb shkon t\u00eb jetoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb jet\u00ebgjata. Arjeta p\u00ebrfytyron koh\u00ebn kur druri i qershis\u00eb gjallonte n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb vet dhe b\u00ebhej d\u00ebshmitar i shum\u00eb ngjarjeve. Tashm\u00eb, ajo mundet ta prek\u00eb drurin e tryez\u00ebs dhe t\u00eb pres\u00eb q\u00eb ajo t\u2019i flas\u00eb e t\u2019i tregoj\u00eb di\u00e7ka prej t\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb Arjeta nuk e ka par\u00eb. Tryeza nuk flet, por rr\u00ebfen gjithsesi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, heshtazi e pa z\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dru qershie dhe ndjenja t\u00eb vjetra<\/strong><\/p>\n<p><em>Autore: Marica Bodro\u017ei\u0107<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu: Edvin Cami<\/em><\/p>\n<p><em>Botoi: Sh.B.DITURIA<\/em><\/p>\n<p><em>Me mb\u00ebshtetjen e Programit Europa Krijuese, t\u00eb BE<\/em><\/p>\n<p><em>Faqe: 200<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7mimi: 800 lek\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, romani \u201cDru qershie dhe ndjenja t\u00eb vjetra\u201d i shkrimtares kroato-gjermane Marica Bodro\u017ei\u0107, i botuar n\u00eb shqip nga Sh. B. DITURIA, me mb\u00ebshtetjen e programit Europa Krijues, t\u00eb Bashkimit Europian, arrin t\u00eb ringjall\u00eb ndjenja t\u00eb vjetra e t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb kujtime t\u00eb shkuara n\u00eb ve\u00e7anti lexuesit shqiptar\u00eb q\u00eb, si un\u00eb, i p\u00ebrkasin brezit t\u00eb viteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2920,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2919","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-blog","8":"entry"},"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2919","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2919"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2919\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3000,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2919\/revisions\/3000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2920"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dituria.al\/storytelling-the-life\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}