Krijimet Pirandelos përshkohen nga dramaciteti, intriga dhe forca e arsyes, nga shakaja dhe humori, te të cilat lexohet dashuria e shkrimtarit për jetën dhe njerëzit. Ato të habisin me vërtetësinë e lakuriqtë në paraqitjen e jetës, ashtu siç e sheh ai me syrin dhe zemrën e një artisti të madh. Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo “i fjalëve”, por “i gjërave”. Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.