Dhoma e fluturave
Autori: Lucinda Riley Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Albana Nexhipi-Lekaj Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292889 Numri i faqeve: 560 Pages Çmimi: 1400 lekë
Përshkrimi:
Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s’ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë. Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara – Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues… Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t’i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të… Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
<< Back