Vrasja e Roxher Akrojdit
Autori: Agatha Christie Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Oriana Tamburi Viti i Botimit: 2022 ISBN: 978-9928-366-42-9 Numri i faqeve: 256 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:
I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë! Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej. Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë – viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doktor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit – tmerrohen nga kjo e keqe. Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t’u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin. Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të karrierës së tij, do të rrjedhë shumë ujë. Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është diçka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë çdo lexues.
<< Back