Agim R. Kasa lindi më 29 mars 1949, në qytetin e Peshkopisë. Në vitin 1967 mbaroi gjimnazin e Burrelit dhe në vitin 1972 u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën Inxhinieri Elektrike. Pas një pune pesëvjeçare si Inxhinier Elektrik për rrjetin elektrik të qytetit të Tiranës, kalon në sistemin e Tregtisë së Jashtme. Pas një specializimi pasuniversitar dhe pune me firmat holandeze, në vitin 1995 migroi në SHBA, ku punoi në disa firma të njohura amerikane në profilin që quhet «High Tech Electronics». Pas një pune 22-vjeçare, në këto firma, doli në pension.