I lindur më 1974 në Tbilisi, Beka Kurkhuli studioi në Institutin e Teatrit dhe Filmit në Tbilisi. Tregimet e tij të para i botoi në gazetën Mamuli më 1991 dhe që nga ajo kohë shkrimet e tij botohen rregullisht në revistat letrare. Punoi për një kohë të gjatë si reporter lufte duke vizituar pjesë të ndryshme të Gjeorgjisë dhe rajoneve të konfliktit në Kaukaz, përfshirë Abkhazinë, Azerbajxhanin, si edhe Afganistanin. Libri i tij i parë, i titulluar Full Stop… Lost People from Lost Territories u botua më 2004. Beka Kurkhuli fitoi Çmimin Letrar SABA 2016 në kategorinë “Romani më i mirë” për Runaways from Paradise dhe Revaz Inanishvili Literary Award One Story 2014 për librin Previous Day. Tregimet e tij Adamo, An Empty Ashtray, A Short Summer Night, dhe 10,000 Words u përfshinë në një antologji tregimesh të zgjedhura. Beka Kurkhuli është PhD për letërsinë gjeorgjiane që nga viti 2006. Ai tashmë ka botuar 10 libra.