Maša Kolanović

Maša Kolanović, ka lindur në Zagreb, më 1979. Ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale, në Universitetin e Zagrebit, ku edhe është doktoruar. Prej disa vitesh është pedagoge në  këtë fakultet, profesore e asociuar në Departamentin e Studimeve Kroate. Deri tani, ka botuar një numër artikujsh për letërsinë dhe kulturën popullore. Është autore e  romaneve: E drejta për liri e Barbit dhe Pafundësi. Ka botuar edhe dy vëllime poetike,  Shushunja për të vetmuarit dhe  E dua Amerikën (Jamerika) dhe një monografi, Sulmues! Kryengritës? Konsumator… Gjithashtu është redaktore e librit Postsocializmi krahasues: përvoja sllave dhe bashkëredaktore e librit Jeta kulturore e kapitalizmit në Jugosllavi.