Gjysmëmollë
Autori: Matteo Bussola Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Ana Sheldia Viti i Botimit: 2023 ISBN: 978-9928-366-88-7 Numri i faqeve: 124 Pages Çmimi: 700
Përshkrimi:
Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu. Por edhe Markoja ka ca kohë që diçka ndien për Violën, por janë shokë prej vitesh dhe dihet se, kur i thua dikujt “se e ke qejf”, gjërat ndryshojnë dhe jo gjithmonë për mirë. Dhe kur i kupton këto ndjenja të reja, atëherë kur gjithçka duhej të ishte e thjeshtë dhe e bukur, gjërat nisin e ndërlikohen. Befas, Markoja është dhe nuk është më shoku yt?! Si e kupton ndryshimin? Si i flet të njëjtit njeri me një zë të ri? Me çfarë sysh e shikon? Si ta kapërcesh atë pengesë gjigante të sikletit dhe keqkuptimit, pa u kthyer edhe një herë nga e para? Një ditar delikat i edukimit sentimental, që fotografon adoleshencën dhe tërë ndryshimet e saj, një roman për dashuritë e para, por edhe për brishtësinë e ngurrimin nga frika. Sepse nuk ka rëndësi nëse je djalë apo vajzë, nëse trupi po të ndryshon dhe kjo të trullos, e rëndësishme është që të (ri)fillojmë të shohim njëri-tjetrin në sy. Ajo që zgjedhim të shohim, do të varet vetëm nga ne.
<< Back