Jozef dhe Maria Mozbrugeri jetojnë me pesë fëmijët e tyre në të dalë të një fshati të vogël në një luginë të largët në malet austriake. Janë të varfër, të padëshiruar dhe askush nuk i do pranë, përveç kryetarit të bashkisë. Kur shpërthen lufta, në vitin 1914, dhe Jozefi rekrutohet e dërgohet në front, Maria dhe fëmijët mbeten fillikat.
Një ditë, në derën e Marisë troket Georgu, një i huaj që flet një gjermanishte shumë ndryshe nga ata. Sapo gruaja mbetet shtatzënë, nisin të gëlojnë thashethemet dhe xhelozia, që përhapen me shpejtësi.
Çfarë do të ndodhë kur Jozefi të kthehet nga fronti?
Monika Helferi na dhuron një roman të fuqishëm, me një prozë me intensitet të rrallë, që na çon në një botë rurale e të ashpër dhe që rrëfen për barrën që rëndon në historinë e çdo familjeje.
Shtëpia e fundit para malit është cilësuar si një rast editorial origjinal në botën gjermane, duke fituar zemrat e të gjithëve: kritikëve, lexuesve dhe librarëve.
“Një vepër letrare me cilësi të lartë, që alternon në mënyrë elegante, duke i lidhur me njëra-tjetrën nivele të ndryshme kohore.”
TAGESSPIEGEL
“Ka shumë romane për familjen, por ky është tepër i veçantë… plot pasion, i fuqishëm, me një prozë të mrekullueshme.”
DER STANDARD
“Nuk ka as edhe një fjalë të vetme të tepërt. E megjithatë, edhe personazhet më pak të dukshme janë të gjalla e plot dritë. Monika Helferi realizon gjithçka në shumë pak faqe, të mrekullueshme.”
SÜDDEUTSCHE ZEITUNG