Një histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës.
Kur ishte e vogël, Julia kalonte orë të tëra të lumtura në Parkun Uarton, fermën e mrekullueshme, ku gjyshi i saj kopshtar rriste dhe kultivonte llojet më të rralla të orkideve, me shumë pasion.
Pas një aksidenti tragjik, kur jeta i kthehet përmbys, Julia, tashmë pianiste e jashtëzakonshme me famë botërore, kthehet në vendet e fëmijërisë për të gjetur strehë e qetësi. Vila me kopshtin e lulëzuar është trashëguar nga Kiti Krofordi, një djalosh rebel e karizmatik, i cili, gjatë punimeve për restaurimin e vilës, ka gjetur një ditar të vitit 1940, që i përket gjyshit të Julias. Dhe, sapo ditari i bie në dorë, Julia nis të zbulojë rrënjët e vërteta të familjes dhe të përfshihet në një histori misterioze, që do t’i japë mundësinë ta fillojë jetën nga e para. Sekreti tronditës që del në dritë e që thuajse e ka shkatërruar këtë pronë magjepsëse, sekret i varrosur prej vitesh, është i destinuar të ndryshojë përgjithnjë edhe jetën e Julias.
Një histori dashurie që nuk njeh kufij.
Një besteseller që ka magjepsur miliona lexues.
Çdo natë shoh të njëjtën ëndërr. Më bëhet sikur jeta ime hidhet tutje, bie përtokë e bëhet copash… të hapërdara. Secila është një pjesë e jetës sime, por në vendin e gabuar dhe tabloja e përgjithshme nuk ribëhet. Thonë se ëndrrat janë të rëndësishme dhe se zbulojnë gjëra që ne ia fshehim edhe vetes.