Zemër sterrë e zezë
Autori: Robert Galbraith Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Ornela Islami, Virgjil Muçi Viti i Botimit: 2024 ISBN: 978-9928-816-34-4 Numri i faqeve: 1028 Pages Çmimi: 2500
Përshkrimi:
Agjencia e Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit – detektivë privatë, partnerë biznesi dhe të vetëshpallur “miq të ngushtë” – sigurisht që nuk vuan për klientë. Prandaj, kur një grua e re, e tronditur, u futet rrëmbimthi në zyrë, sekretarja e Agjencisë bëhet gati ta kthejë mbrapsht pa e zgjatur, por Robini, për hir të intuitës që nuk e gënjen, ia vë veshin historisë së saj.
Ndërsa shtrëngon çantën e shtrenjtë, të njollosur me bojë, Idi Leduelli prezantohet si bashkautore e një seriali të animuar shumë popullor, Zemër sterrë e zezë, që së shpejti do të dalë në Netflix si film, dhe i lutet Robinit ta ndihmojë për të zbuluar identitetin e një figure misterioze, me pseudonimin Anomi, që e përndjek në internet.
Robini e këshillon të kontaktojë agjenci të tjera të specializuara për krimin kibernetik, por ky takim nuk i shqitet nga mendja. Dhe do ta trazojë edhe më shumë kur të lexojë për vrasjen e Idi Leduellit, disa ditë më pas.
Një hetim i ri do t’i përfshijë Strajkun dhe Robinin në një rrjetë të padukshme, të rrezikshme e të errët, në të cilën identitetet shumohen dhe fshihen, e vërteta bëhet më e pakapshme se kurrë dhe suksesi është një lojë mizore me fatin.
Një mekanizëm i përsosur, një rrëfim tërheqës, një kapitull tjetër i domosdoshëm në historinë e Robinit dhe Strajkut.
 

“Një tregimtare e mrekullueshme, plot talent dhe stil.”

                                                                                      Stephen King

“Romani i gjashtë dhe më kompleks i një serie unike… Autorja bën një punë mjeshtërore për të mbajtur të gjitha elementet e komplotit në lojë dhe në ekuilibër, kurse ndërlikimet vetëm sa e shtojnë kënaqësinë e zgjidhjes përfundimtare të misterit.”

                                                                                                                                                            The Wall Street Journal

“Një lexim që të bën për vete, një triller i mrekullueshëm, rrëmbyes, hera-herës elektrizues në disa vende, me ritmin e vrullshëm të një romani të shekullit të nëntëmbëdhjetë.”

                                                                                                                                                             The Independent

 
 
<< Back