Pas librit Përrallat e Ana Tisit, i cili u vlerësua edhe me çmimin e veçantë e dinjitoz Martin Camaj, 2024, kjo autore vjen me një libër të dytë Ema e vogël mbi pulëbardhë.
Në këtë vëllim me tregime, ilustruar bukur nga Jozita Shkreli, do të gjeni gjashtë rrëfime zbavitëse, që u frymëzojnë fëmijëve dashurinë për natyrën, për kafshët, u forcojnë vetëvlerësimin, guximin dhe gëzimin e miqësisë.
Ja edhe ftesa në vargje e Ana Tisit, për lexuesit e vegjël:
Ti sybukuri vogëlush
Faqet të kuqe si prush
Zgjate dorën merrmë mua
Fto dhe shokët, shoqet e tua.
Të lundrojmë nëpër tregime
Të tregoj historinë time
Si u shkrova pak nga pak
Derisa u bëra libri që jam.