Valeria
Autori: Sara Stridsberg Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Sokol Demaku Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292865 Numri i faqeve: 344 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:
Në prill 1988, Valeri Solanas, shkrimtare, feministe radikale, autore e SCUM Manifesto, vrasëse në tentativë e Andi Warholit, u gjend e vdekur në moshën 52-vjeçare në një dhomë hoteli, në një qoshe të zymtë të San Franciskos, e vetme, trokë dhe e rrethuar nga faqe të shtypura, të shkruara nga ajo vetë.
Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. Feministe tepër e njohur në Suedi dhe një prej shkrimtareve më të vlerësuara në Skandinavi, Sara Stridsbergu mjegullon kufijtë mes historisë dhe trillimit, çmendurisë dhe artit, dashurisë dhe tragjedisë së personazhit të romanit të saj. Përmes bisedave dhe monologëve imagjinarë, kujtimeve dhe shfryrjeve, ajo rindërton figurën e kësaj gruaje kaq intriguese dhe enigmatike, duke u kthyer pas në kohë, për t’i dhënë forcë zërit të saj dhe për ta rrëfyer historinë e saj të fuqishme dhe prekëse në një tjetër dritë.
<< Back