Motra e humbur
Autori: Lucinda Riley Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Xhimi Lazri, Ornela Islami Viti i Botimit: 2021 ISBN: 9789928292988 Numri i faqeve: 824 Pages Çmimi: 1600 lekë
Përshkrimi:
Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi. Ndërsa Alli dhe Maja janë në Atlantis, duke ndjekur Elektrën në TV në Koncertin për Afrikën, avokati Xhorxh Hofman mbërrin me një lajm të pabesueshëm: duket se tanimë ka një pistë konkrete për të gjetur motrën e humbur. Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze me smeralde në formë ylli, fillon një rrugëtim që do t’i çojë motrat anembanë botës: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen përpara përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t’i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet… Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë më shumë do ta mbani frymën pezull në këtë libër të shtatë të sagës epike të kthyer tashmë në bestseller ndërkombëtar.
<< Back