No Image Available

Tesi dhe java më e çuditshme e jetës sime

 Author: Anna Woltz  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Agim Doksani  Viti i Botimit: 2021  ISBN: 978-9928-335-99-9  Numri i faqeve: 184  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Sytë e saj kanë grimca të praruara yll të bukura. Është më shtatlarta ndër vogëlushet bashkëmoshatare, mban çizme ngjyrëgështenjë të lustruara dhe një xhaketë lëkure. Tes ia thonë emrin, gaz e hare rrëzëllen e tëra, ama ndjesë nuk di të kërkojë kurrë. Tani i ka shkrepur në kokë një plan i çartur për të njohur të atin, që nuk e ka takuar kurrë më parë… ndaj dhe për ta vënë në jetë, i kërkon ndihmë Samuelit, që është më i vogël se ajo dhe ka ardhur me familjen për pushime në ishullin e Tekselit. Një takim i rastësishëm, një miqësi që do të zgjasë jetë e mot, një përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekëput. Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t’ju hyjë në zemër.