Qyteti kufitar
Autori: Shen Congwen Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Kujtim Ymeri Viti i Botimit: 2022 ISBN: 978-9928-366-18-4 Numri i faqeve: 157 Pages Çmimi: 600 lekë
Përshkrimi:
I botuar për herë të parë më 1934, Qyteti kufitar na sjell historinë e Cuicuit, një vajze të re fshatare që po mbërrin pjekurinë në një kohë trazirash kombëtare. Si çdo adoleshente, Cuicui romantike ëndërron të gjejë dashurinë e vërtetë. Është e magjepsur prej zakonit të vendit të serenadave të natës dhe i vijnë rrotull dy vëllezër të denjë për të. Por Cuicuin e përgjon edhe vdekja e afërt e gjyshit, një vozitës trapi i varfër dhe i nderuar, që është familja e vetme e saj. Duke u rritur, Cuicui zbulon që jeta është plot me të papritura dhe se vetëm ajo duhet të bëjë zgjedhjet që do t’i përcaktojnë fatin.
Një testament prekës i shpirtit njerëzor, Qyteti kufitar është një roman i shkruar bukur, i quajtur kryevepër e Shen Congwenit për portretizimin e jetës fshatare kineze.
 
<< Back