Bomba dhe gjenerali: Atomet e dëshpëruara mbyllur brenda një bombe dhe një gjeneral që dëshiron të nisë një luftë me çdo kusht.
Tre kozmonautët: Tre kozmonautë dyshues që takojnë një marsian me gjashtë duar.
Xhuxhmaxhuxhët e planetit Gnu: Një perandor fuqiplotë që mëton të çojë qytetërimin në një planet të vogël, ku banorët janë të pafajshëm dhe të lumtur.
Nga takimi i jashtëzakonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artisti si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.